KESH, paraqet situatën e HEC-ve në vend

Ko'orporata Elektro-Energjitike Shqiptare, paraqet situatën në hidrocentrale, pas përmbytjeve të fundit në Shkodër. Në Fierzë, prurjet janë 1 mijë e 160 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkohen 710 metër kub ujë. Në hidrocentralin e Komanit, prurjet kanë zbritur në 350 metër kub dhe shkarkimet vijojnë me 1 mijë metër kub ujë. Në Vaun e Dejës prurjet janë ulur me 150 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 1 mijë e 400 metrave kub ujë në sekondë. Zyrtarët e KESH-it sqarojnë se aktualisht prodhohen rreth 30 milion kilovat orë energji dhe eksportohen 16 milion.