E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.ministri Beqiraj inspekton hidrocentralin e Vaut të Dejës

Zv.ministri i ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Leonard Beqiraj ka inspektuar sot Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Zv. Ministri Beqiraj vizitoi një prej hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit në mënyrë që të monitoroj sa më mirë gjendjen.
Pas reshjeve të fundit të cilat kanë qenë me intesitet u rritën prurjet në kaskadën e Drinit dhe si pasojë u hapën portat.
E gjithë kjo shkaktoi përmbytje në zonat përreth megjithatë me pushimin e reshjeve duket se situata është normalizuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›