Stokholmi në flakë, kryeministri dënon huliganizmin

Trazirat që kanë filluar para dy ditësh ku policia vrau një njeri në periferi të Stokholmit, janë zgjeruar edhe në lagje ë tjera të kryeqytetit suedez, për ç’rasye policia ka arrestuar hstatë persona, kurse kryeministri Frederik Rainfelt kritikoi ashpër huliganizmin dhe kërkoi qetësimin e situatës.
Një grup prej rreth 60 të rinjsh dogji automjete, theu xhama nëpër dyqane dhe i vuri flakën qendrës kulturore në një paralarje të Stokholmit, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP.
Zëdhënësi i policisë së kryeqytetit suedez deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë djegur 30 automjete në gjashtë pjesë të ndryshme të periferisë ku jetojnë kryesisht emigrantët, ndërsa trazirat më të reja po zgjerohen drejt lagjeve veriperëndimore dhe jugore të kryeqytetit suedez.
Sipas policisë, një shkollë dhe dy kopshte fëmijësh në dy kuartet më të varfra të Stokholmit janë djegur, kurse në drejtim të zjarrfikësve, policëve dhe të automjeteve të tyre janë hedhur gurë dhe gjësende të forta.
Trazirat kanë filluar të dielën, për shkak të vrasjes së një 69-vjeçari më 13 maj në lagjen Husbi në veriperëndim të Stokholmit./Indeksonline/