E Diel, 1 Nëntor 2026

Një amerikan kërcënoi ambasadorin e SHBA-së në Beograd

Një shtetas amerikan, i cili jeton në rrethinë të Chicagos, është arrestuar për shkak të kërcënimeve se do të vrasë ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Michal Kirby dhe anëtarët familjes së tij. Ai i paraqiti këto kërcënime në një fjalosje për shkak të vizës për bashkëshorten e tij e cila jeton në Serbi, transmetojnë mediat amerikane.

Prokuroria njoftoi se personi i arrestuar quhet Russell Gordon (48), shtetas amerikan, i cili ka jetuar në Serbi nga viti 1996 deri më 2012. Sipas pohimeve të medieve amerikane, Gordon ka deklaruar se do të mund të shtinte me armë edhe ndaj serbëve që jetojnë në Chicago.

Ai ka shpërthyer për arsye se gruas së tij i është dhënë vetëm një vizë dyjavore për qëndrim në SHBA. Në arrestimin e tij kanë marrë pjesë policë specialë për çminimin e bombave, si dhe policë nga zyra e sherifit në qarkun Kane, ku jeton Gordon.

Televizioni WBBM i Chicagos njoftoi se ambasada amerikane në Beograd kërcënimet e para nga ky person i ka marrë që në muajin shkurt. Ndërkaq, arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja e tij e informoi ambasadën në Beograd për planet e burrit të tij për të vrarë ambasadorin amerikan në Serbi, gruan dhe dy vajzat e ambasadori, si dhe një zyrtar tjetër të Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas pohimeve të saj, Gordon ka planifikuar të vrasë edhe diplomatët serbë në konsullatën e Chicagos, madje në vendet ku më së shpeshti takohen emigrantët serbë në këtë qytet amerikan. Gruaja e tij është serbe dhe jeton në Beograd. 0

Në qoftë se shpallet fajtor, Gordon do të vuajë 5 vjet burgim, si dhe do të dënohet me gjobë në shumë prej 250 000 dollarëve amerikanë./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›