E Diel, 1 Nëntor 2026

Stomatologët zhvillojnë provimin e shtetit

Stomatologët dhanë për herë të parë provimin e shtetit. Për gati 1 orë ata iu përgjigjën 50 pyetjeve sipas 3 niveleve. Ekspertët e arsimit që mbikqyrën këtë proces thonë se pjesëmarrja është e lartë dhe nuk ka asnjë mundësi për të kopjuar.

Sipas Zv.ministrit të Arsimit Halit Shamata salla e provimit monitorohet elektronikisht nga përgjegjësit dhe transparenca është se këta kandidatë e marrin përgjgijen menjëherë pasi përfundojnë testin.
 

Ata që futen në provim lë jashtë çantat, celularët, shënimet dhe stilolapsat. Ky test zhvillohet në godinën e Agjenisë Kombëtare të Provimeve në dy faza. Sipas ligjit, janë 11 profesione që e kanë të detyruar këtë test. Provimi i radhës është ai i faramcisë më 18 janar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›