E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoner ambicioz

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 18:13

I gjendur në Japoni, për një eveniment promocional, ngasësi i MotoGp, Casey Stoner, i cili u rikthye në ekipin Honda, nuk i ka fshehur ambiciet e tij për vitin 2011.

“Jam mjaft i lumtur që jam sërish në Honda. Për mua është një privilegj i madh që mund të garoj në një motor ku i kam bërë hapat e parë në botërorin e motorëve, pesë vjet më parë. Mezi pres të nisin garat. Testet e para që kam bërë kanë qenë vërtet impresionuese”, theksoi Stoner, i cili sezonin e fundit, me ekipin Ducati, ka fituar tri gara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›