E Shtunë, 31 Tetor 2026

Film për Adem Jasharin në 3D

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 22:05

Një grup të rinjësh kanë bërë një film në 3D për heroin kombëtarë të Kosovës, Adem Jashari.

Një triler i këtij filmi që është lansuar sot në youtube.com paraqet një skenë ku Adem Jashari sulmon policinë serbe dhe një tjetër në fund ku ai vritet nga forcat serbe.

Ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij filmi, apo cilët artist, por postuesit e tij në youtube.com kanë paralajmëruar se së shpejti do ta paraqesin filmin para publikut kosovarë.

Filmi është i realizuar në teknikën 3D dhe karakteret janë karaktere të animuara përderisa në fillim të triler thuhet se pas filmit qëndron produksioni “Sira” i Prishtinës.

Trileri i filmit në youtube.com

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›