Newcastle ne krize, Venables refuzon detyren

Terry Venables nuk do bashkohet me Newcastle. Ish tekniku anglez ka refuzuar oferten e “qymirxhinjve”.
“Newcastle eshte nje skuader e rendesishme dhe nuk mund te pranoj nje detyre per nje kohe te shkurter. Duhet nje perkushtim i madh dhe duhet te jesh i gatshem per t’u impenjuar me trup dhe zemer. Nuk doja te jepja pershtypjen se detyren mund ta pranoja vetem per nje grusht me para”, ka thene Venables ne nje interviste per “The Sun”.
Kontrata qe iu ofrua teknikut nga pronari Mike Ashley do te perfundonte ne momentin qe klubi te blihej nga nje tjeter pronar. Mewcastle ndodhet ne krize rezultatesh pas 4 humbjeve rresht ne Premier League. Emrat me te mundshem per te marre detyren e teknikut jane, Glenn Hoddle ose David O'Leary.
Nderkohe, telashet per Newcastle nuk marrin fund ketu, pasi sulmuesi Oba Martins ka pesuar nje demtim te rende qe do ta detyroje te qendroje rreth 6 jave larg fushave. Lajme me te keqija vijne nga mesfushori Ignacio Gonzalez, i cili do mungoje deri ne fund te muajit janar.