Lacio, Pandev: nuk kemi frike askend

Goran Pandev dhe argjentinasi Zarate jane dy lideret e Lacios se ketij sezoni, pasi kane shenuar 6 gola ne 4 ndeshje, duke i udhehequr kryeqytetasit drejt vendit te dyte ne renditje.
Maqedonasi shprehet me entuziazem pas paraqitjes se mire dhe fitores kunder Fiorentines me rezultatin e paster 3-0. “Jam shume entuziast pasi kunder Fiorentines luajtem ndeshjen me te bukur qe prej kohes qe ndodhem ne Rome. I respektojme te gjithe por nuk kemi frike nga askush. Duam te rikthehemi ne Europe qe per ne do te thote, Champions League. Zarate mund te arrije ne kuoten e 20 golave. Une ne mesfushe? Me pelqen me mire te vendosem afer portes”, shprehet sulmuesi maqedonas.
Diten e djeshme, shoku i sulmit, Zarate foli me nota edhe me optimiste, duke thene se Lacio eshte nje skuader e denje per te fituar kampionatin. Skuadra e Delio Rossi-t renditet ne vendin e dyte te Serie A, me nje pike me pak se Interi.