E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoner triumfon ne Katar. Rossi i shtati

Casey Stoner ka fituar Cmimin e Madh të Katarit, i cili ngirit dhe siparin e Botërorin 2011 në Moto GP. Piloti australian i Honda dominoi cirkuitin e Losail, duke konfirmuar edhe një herë veten si një nga favoritët për të fituar titullin kampion në këtë sezon. Stoner, ruajti pozicionin e nisjes, duke lënë pas kampionin e botës në fuqi Jorge Lorenzo.

Një garë e shkëlqyer e pilotit spanjoll të Jamahas, i cili arriti të kalonte gjatë garës patriotin e tij Daniel Pedroza. Spanjolli i Hondas, megjithëse u nis nga vendi i dytë nuk arriti të ruante ritminin e shokut të tij të skuadrës Casey Stoner, duke e mbyllur garën e parë të sezonit në vendin e tretë.

Pesëshja e parë në klasifikimin e Cmimit të Madh të Katarit është dominuar nga Honda, që në vendin e katërt ka renditur Andrea Doviciozon, ndërsa në të pestin pilotin tjetër italian Marco Simoncelli. Zhgënjen Valentino Rossi, i cili nën prozhektorët e cirkuitit Losail, është renditur vetëm në vendin e shtatë në debutimin e tij me Dukati. Nëntë herë kampioni i botës ka probleme me përshtatjen në motorin e ri si dhe vuan nga një dëmtim në shpatull.

Në klasin Moto 2, fitorja ka shkuar për gjermanin Stefan Bradl, i cili me mototin e tij Kalex la pas Andrea Iannone dhe Thomas Luethi me Suter. Gara për klasin 125cc u fitua nga spanjolli Nicolas Terol ndërsa Aprilia pushtoi tre vendet e para me gjermanin Sandro Cortese dhe spanjollin tjetër Sergio Gadea.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›