Mund Nadalin serbi Djokovic fiton Indian Wells

Novak Djokovic ka fituar turneun e Indian Wells të tenisit për meshkuj pasi ka mundur në finale numrin një të botës në klasifikimin botëror Rafael Nadal. Ky është suksesi i tretë radhazi për tenistin serb, i cili vijon ecurinë rekord prej 18 fitoresh që nga fillimi i këtij viti. Djokovic triumfoi 2-1 me sete (4-6, 6-3, 6-2) ndaj Rafael Nadal, duke bërë të tijin trofeun në një prej turneve më të rëndësishëm të tenisit botëror për meshkuj.
Djokovic humbi setin e parë, por dominoi në dy setet e tjerë të finales duke u treguar shumë i saktë në lojën e tij. Pas kësaj fitoreje, Novak Djokovic forcon pozitën e tij në vendin e tretë të klasifikimit botëror, i cili vazhdon të kryesohet nga Rafael Nadal dhe Roger Federer.
Në turneun Indian Wells për femra titulli kampion është fituar nga Caroline Wozniacki. Danezja, e cila kryeson renditjen botërore të tenisit për femra mundi 2-1 me setë (6-1, 2-6, 6-3) francezen Marion Bartoli. Wozniacki dominoi në setin e parë, por në të dytin u përball me formën e shkëqlyer të kundërshtares së saj, e cila barazoi rezultatin. Në setin final danezja zhvilloi një lojë të mirë duke siguruar trofeun për femra në turneun që zhvillohet cdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.