Ndeshja me Bjellorusine kombetarja Me e rendesishme e sezonit

“Ndeshja më e rëndësishme e sezonit”. Kështu cilësohet nga futbollistët e kombëtares shqiptare sfida e 26 marsit kundër Bjellorusissë për eliminatoret e Euro 2012 që do të zhviollohet në “Qemal Stafa”. Lojtarët kuqezi shprehen se do të japin maksimumin për të fituar, ndërsa suksesi përpara tifozërisë shqiptare do të jetë një revansh për humbjen në ndeshjen e parë të luajtur në Minsk.
"Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, shpresojmë që të dalim sa më mirë. Nuk është e rëndësishme nëse Lila luan në krah të djathtë ose në qendër. E rëndësishme është që të fitojë ekipi kombëtar. Në 'Qemal Stafa' cdo skuadër e huaj ka pas probleme. Them që dhe me Bjellorusinë të dalim me sukses", tha Andi Lila, mbrojtësi kombëtares.
"Për mua është një ndeshje më e vështira për ne, sepse luajmë në fushën tonë dhe jemi në presion. Duhet të fitojmë ndeshjen kundra Bjellorusisë që është kundërshtare direkt për ne. Do jetë e vështirë po kam besim te kombëtarja jonë", u shpreh Jahmir Hyka, mesfushor i kombëtares.
Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe, i cili ka grumbulluar 20 lojatër për ndeshjen kundër Bjellorusisë. Kjo e fundit ka tetë pikë në vendin e dytë të grupit D eliminator të Euro 2012, tre më shumë se përfaqëusesja shqiptare që pozicionohet në vendin e tretë pas ndeshjeve të luajtura deri tani.
Nertan Prifti