B. Leverkusen rihap garen per titullin kampion

Bajern Leverkusen ka rihapur garën për titullin kampion në Gjermani, pasi ka mundur 2-0 kundër Schalke dhe ka ngushtuar në vetëm 7 pikë diferencën me kryesuesit e Burusias së Dortmundit. Skuadra e drejtuar nga Jup Heinkes ka dominuar ndeshjen, duke siguruar fitoren që në pjesën e parë falë golit të Derbiyk dhe një autoli të mbrojtësit Medzelder.
Pas këtij suksesi Bajer Leverkusen është ngjitur në kuotën e 55 pikëve ndërsa ka ngushtuar me 7 pikë diferencën me Borusian e vendit të parë, e cila nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Mainz. Skuadra e Jurgen Klop nuk arriti të ruante epërsinë pas golit të Humels në pjesën e parë, madje do të sfumnonte rastin më të mirë për të dyfishuar rezultatin pasi Nuri Sahin nuk do të shënonte nga pikae e penalltisë. Miqtë do të barazonin në pjesën e dytë me Sliskovic, duke ndikuar në hapjen e garës për titullin kampion në Bundesligë. Kthehet te fitotrja edhe Bajerni i Mynihut që ka mundur me vështirësi 1-2 Fraiburgun.
Në kampionatin francez, Olimpiku i Marsejës ka marrë vendin e dytë, pas fitores 2-1 kundër rivalëve të drejtpërdrejtë të Paris SG. Sukses i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Didier Deschamps që nis ndjekjen e kryesyesëve të Lille, që në ndeshjen e saj mundi 2-1 Brest.
Në Portugali, Porto vazhdon rrugën drejt titullit kampion, duke regjistruar një tjetër fitore 3-1 kundër Akademika. Tri pikë të rëndësishme për formacionin e drejtuar nga Boas, që dominon kampionatin ndërsa vetëm matematika nuk e lejon të festojë përpara kohe titullin kampion.
Nertan Prifti