Perplasja mes Ambasades se SHBA-se dhe nje gazete
Unioni i Gazetareve Shqiptare shprehu dje shqetesimin per cenimin e etikes dhe marredhenien e nderprere profesionale mes Ambasades se SHBA-se dhe nje gazete te perditshme ne tregun shqiptar. Kryetari i Unionit te Gazetareve Aleksander ipa ne deklaraten e tij shprehet i tronditur nga rasti i paprecedente i nderprerjes se marredhenieve profesionale prej Ambasades se SHBA-se me gazeten Shekulli deri ne nje njoftim te metejshem. Kjo deklarate zyrtare e percjelle prej zyrtares se eshtjeve Publike te Ambasades dhe e publikuar prej gazetes ne daten 15 prill 2011 perben nje rast me domethenie te rende dhe fatkeqesisht ka shkaktuar habi dhe diskutime te shumta mes anetaresise se komunitetit te gazetareve profesioniste te Shqiperise. Unioni i Gazetareve Shqiptare nisur prej rastit ne fjale shpreh shqetesimin e thelle per nje situate te tille ku sfida e pafituar e gazetarise shqiptare me etiken dhe Kodet e Etikes pason me akte kaq ekstreme dhe te shumediskutuara si ai i Ambasades se SHBA-se i cili sipas pikepamjes sone do te pasoje diskutime dhe debate te metejshme ne media dhe ne mjediset e gazetarise profesionale ne vend dhe rajon. Kjo perballje mes vendimit zyrtar te ambasades se vendit me mik te Shqiperise dhe shqiptareve me gazeten e perditshme Shekulli e spikatur per qendrime thellesisht opozitare mbart ne vetvete nje situate me ndikim mjaft negativ per gazetaret dhe bashkepunetoret profesioniste te kesaj gazete dhe pse jo edhe gazetareve te tjere oponente dhe kritike ne vend. Vendimi i Ambasades se SHBA i cili vjen pas shkrimit te kolegut Ilir Yzeiri ne te cilin pretendohet dhe konstatojme cenim te etikes mbart nje reflektim me pasoja ne marredheniet mes politikes vendore dhe mediave e sidomos gazetarit te lire ne pergjithesi ne Shqiperine e ketyre diteve me tension dhe temperature elektorale. Unioni i Gazetareve Shqiptare apelon ndaj ketij vendimi te Ambasades se SHBA-se dhe kolegeve te gazetes Shekulli per ndermarrjen e nje akti mirekuptues konform rregullave dhe parimeve deontologjike qe pasqyrohen edhe ne Kodin shqiptar te Etikes. Unioni i Gazetareve Shqiptar fton Shkelqesine e tij zotin Ambasador Aleksander Arvizu per rishikim te ketij vendimi i cili reflekton pasoja te dukshme dhe te padukshme ne cilesine e metejshme te lirise se mendimit ne shtypin shqiptar perfshi edhe shtimin e efekteve censuruese ne mediat tona ne pergjithesi.