Stonestreet Duhet transparence se cpo behet me votat e shqiptareve
Per Jonathan Stonestreet numrin nje te misionit te ODIHR-it ne Tirane e marta e javes se ardhshme shenon fundin e qendrimit te tij ne Tirane. Duke folur per Top Channel ai tregon se kryesimi i ketij misioni ishte nje eksperience e mrekullueshme gjithashtu privilegj ti besohej kjo detyre ne Shqiperi nje vend i cili sic thote ai eshte magjepses. Ndersa procesin elektoral e cileson si me te vertete shume interesant. Amerikani Stonestreet nuk pranon ta krahasoje Shqiperine me vendet e tjera ku ai ka monitoruar zgjedhje por pohon se shqiptaret kane interes te dine se cilat ishin elementet pozitive te ketyre zgjedhjeve perfshi se cilat jane dobesite te cilat duhet te permiresohen...
Zoti Stonestreet Ju keni kryer te njejten detyre ne disa vende te tjera duke monitoruar zgjedhjet. Per ju keto jane ditet e fundit ne Shqiperi. Si do ta pershkruanit kete eksperience te re duke drejtuar misionin e ODIHR-it ne vendin tone
Ishte nje eksperience e mrekullueshme te isha kryetar i nje misioni te tille gjithashtu privilegj per mua te me besohej kjo detyre ne Shqiperi nje vend i cili per mua eshte magjepses. Procesi elektoral ishte me te vertete shume interesant.
Nese do ta krahasonit Shqiperine me vendet ne te cilat ka qene me pare cili do te ishte konkluzioni
Ne asnjehere nuk krahasojme zgjedhjet e nje vendi me ato te vendeve te tjera. Ne shikojme angazhimet e OSBE-se per standardet demokratike qe duhet te kene zgjedhjet bazuar ne ligjet. Mendoj se per shqiptaret duhet te kete me pak interes te krahasojne vendin e tyre me cfare ka ndodhur ne vende te tjera. Besoj se ata kane interes te dine se cilat ishin elementet pozitive te ketyre zgjedhjeve perfshi se cilat jane dobesite te cilat duhet te permiresohen.
Per shembull
Ne i kemi nenvizuar ato ne raportet paraprake ku kemi thene se zgjedhjet ishin transparente dhe me nje gare te forte konkurrimi. Ishin edhe disa ane te tjera pozitive sic ishte roli i medias shoqerise civile me vezhguesit e tyre. Gjithashtu dua te nenvizoj sic edhe e thashe gjate takimit me Kryeministrin per rolin e policise. Nga cfare pame gjate ketyre zgjedhjeve policia ka kryer nje pune te mire. Ka edhe elemente te cilet duhen te permiresohen te cilet jane identifikuar nga ne. Mbase njera me e rendesishme eshte polarizimi i larte qe pati ndikim ne administraten e zgjedhjeve perfshi rolin e partive politike duke vepruar ne menyre te papergjegjshme ne rolin qe paten gjate procesit. Gjithashtu perdorimi institucioneve si nje fushe beteje. Ndersa kritikat per ceshtje te ndryshme duhet te kanalizohen ne rruget e duhura duke u bere publike per te ruajtur balancat mes te berit kritike dhe shkaktimit te demit ndaj institucioneve si per shembull kur kritikat leshohen per arsye politike.
Cili eshte momenti me i vecante qe ju ka mbetur ne mendje gjate qendrimit ne Shqiperi
Ishte momenti kur vajta ne njesine numer 5 ne Tirane kur po numeroheshin kutite e fundit. Ishte nje eksperience e jashtezakonshme. E them kete pozitivisht pasi intensiteti qe po ndiqej numerimi i cdo kutie ishte dicka e vecante nderkohe qe qytetaret e tjere te ketij vendi po e ndiqnin kete proces nga ekranet e televizoreve. Per mua kjo ishte nje eksperience te cilen nuk e kisha perjetuar me pare dhe ka per te mbetur ne mendjen time pergjithmone.
Le te ndalemi pak ne procesin e numerimit ne Tirane nga i cili eshte prodhuar nje rezultat me nje fitues i cili ka dale me 10 vota plus por KQZ-ja vendosi pa shumicen e anetareve te ketij komisioni te zhvillonte nje rinumerim. A ju surprizoi nje vendim i tille
Sapo rezultati paraprak jozyrtar u mesua e dija pasi kam pare gara te ngjashme me rezultat kaq te ngushte sic ka ndodhur edhe ne vendin tim apo vende te tjera dhe cfare do te ndodhte me pas do te ishte e debatueshme ndersa KQZ-ja do te vihej nen nje vezhgim te mprehte perfshi presione. Kjo eshte pasoja e te pasurit nje gare kaq te ngushte. fare ne kemi thene ne raportin tone ishte se ne kemi konsideruar cfare KQZ po ben tani ne thame se baza ligjore mbetet e paqarte per misionin tone pasi vendimi perfundimtar qe e sqaron kete veprim i cili mbase ishte marre ne baza principale por vendimi final ne dijenine time nuk eshte publikuar ne faqen zyrtare te KQZ-se. Disa prej ceshtjeve te ngritura si per shembull vlefshmeria apo jo e fleteve te votimit qe ngre problemin e fletevotimit te hedhura ne kuti te gabuara eshte nje ceshtje e ngritur edhe ne zgjedhjet e shkuara dhe ishte e njohur qe perpara ketyre zgjedhjeve por nuk ishte adresuar KQZ-ja nga anetaret e KZAZ-ve perfshi partite politike qe gezojne te drejten e shprehjes se shqetesimit ne KQZ. Asnje nga partite nuk e ngriten kete ceshtje per te thene si do te konsideroheshin te tilla vota. Per kete partite duhet te reflektojne pasi ne kete ceshtje ato kane pergjegjesite e tyre sikurse kane te drejte te kritikojne njera-tjetren dhe institucionet por eshte me rendesi reflektimi i tyre.
Ne raportin e djeshem shkruhet se vendimi per hapjen e kutive ne KQZ ishte i paqarte nga ana ligjore per OSBE-ODIHR. A i keni kerkuar KQZ-se informacionin e nevojshem apo sqarime per kete ceshtje
Une jam takuar me kryetarin dhe nenkryetarin e KQZ-se dhe kur ne shkruam se baza ligjore eshte e paqarte e beme kete pasi per te mberritur ne nje arsyetim apo pare bazen ligjore ne mendjen time gjeja e pare qe me vjen eshte te pasurit e nje dokumenti qe do te na sqaronte se kjo eshte baza ligjore dhe me pas njerezit mund te thone nese kjo baze ligjore eshte e justifikuar apo nuk eshte e justifikuar. Kete gje une nuk e kam. Di qe ka pasur nje projektvendim por kjo per mua nuk eshte e njejte me pasjen e nje vendimi per kete ceshtje. Nuk eshte ceshtja jone te themi nese kishte apo nuk kishte baze ligjore per kete ceshtje pasi jane institucionet qe vendosin. Kjo eshte puna e KQZ-se perfshi Kolegjin Zgjedhor partite dhe kandidatet. Jane institucionet shqiptare ato qe duhet te thone fjalen e tyre per ate cfare ndodhi per procesin e numerimit dhe me pas.
Pra deri kete moment qe ne po flasim se bashku OSBE-ODIHR nuk e ka nje vendim te tille
Nga ajo qe di mund tju them se deri ne momentin kur eshte shkruar raporti i fundit deri me date 18 maj ne nuk e kemi vendimin perfundimtar te cilit mund ti referoheshim dhe me pas te dinim bazat ligjore. Me cfare kam dijeni nuk ka nje vendim final.
Vonesat nga KQZ per nxjerrjen e rezultatit perfundimtar per Tiranen perfshi vendimin per rinumerimin e disa kutive a do te reflektohen ne raportin tuaj final
Natyrisht qe ne raport ne do te flasim per te gjithe procesin numerimin tabulimin e rezultateve. Duhet te prisni per perfundimet per kete proces qe ende ska mbaruar dhe duhet te shikojme se cfare do te ndodhe. Duke iu rikthyer pyetjes tuaj te meparshme do te ishte shume ndihmedhenese nese KQZ do te ishte e qarte te na tregonte per veprimet qe po ndermerr sic edhe ka ndodhur me fazen parapergatitore ku pavaresisht disa mosmarreveshjeve ne mund te themi se puna e KQZ ishte transparente sikurse ishte edhe procesi numerimit. Une e di qe edhe aktiviteti qe ata po kryejne tani gjithashtu eshte transparent dhe mund te shikohen ne televizion por duhet transparence edhe ne te shpjeguarin se cfare po ndodh tani me votat e shqiptareve do te ishte nje perfitim i te gjitheve.
Dy dite pas perfundimit te zgjedhjeve i cilesuat ato duke perdorur dy fjale Transparente dhe konkurruese. Duke i shtuar zhvillimet e fundit me numerimin e votave per Bashkine e Tiranes a vazhdoni te keni te njejtin qendrim apo do te duhet tu shtoni edhe disa fjale te tjera konkluzioneve tuaja
Jam i sigurt qe do te shtohen edhe fjale te tjera ne ate raport prej 30 faqesh ne raportin tone final. Nuk dua te jap ndonje konkluzion per momentin pasi cfare kishim per te thene e kemi deklaruar ne raportet tona paraprake dhe ate postzgjedhor. Misioni yne nuk ka perfunduar. Nje pjese e ekipit tone largohet ne ditet ne vazhdim perfshi mua. Dy analiste tanet do te vazhdojne se qendruari per te ndjekur procesin. Vezhgimet e tyre do te permblidhen ne raportin dhe analizen tone nga i cili do te dalim me rekomandime se si procesi mund te permiresohet. Natyrisht qe zgjedhjet per kryetarin e Bashkise se Tiranes jane te rendesishme. Gjithashtu te tilla jane edhe ato ne qytete te tjera qe duhen marre ne konsiderate pasi do te keni zgjedhje te tjera te cilat duhet te permiresohen.
Pa dashur te na jepni shume detaje se cilat do te jene perfundimet e ODIHR ne raportin final pas 6 javesh a mund te na tregoni nje ide te pergjithshme si do te jete
Raporti do te permbaje gjera te cilat juve i keni pare gjate raporteve tona gjate zhvillimit te misionit. Ne raportin final ne do te analizojme me ne thellesi disa prej ceshtjeve se cfare ishte pozitive se cfare duhet bere per te permiresuar aspekte te caktuara. Duhet te presim fundin e ketij procesi per te dale me konkluzione. Perseri dua te theksoj se ka institucione qe kane nje rol per te luajtur ne kete proces.
Transparenca ne zgjedhje merr nje rendesi te vecante. Doja tju pyes rreth transparences ne nxjerrjen e rezultateve paraprake nga KQZ pasi mesuam qe ishte krijuar nje rrjet hedhjesh te dhenash i cili me sa pame nuk funksionoi si duhet. Cili eshte komenti juaj
Kjo iniciative ne transferimin elektronik te rezultateve ishte pozitiv pasi njerezit mund ta merrnin informacionin shpejt. Ne zgjedhjet e ardhshme mendoj se do te jete pozitive qe rezultatet ti keni per cdo qender votimi ne menyre qe qytetaret te kene mundesi te shikojne rezultatet ne qendren ku votuan. Kjo shton transparencen. Kisha nje komunikim me nje parti te re e cila garonte per here te pare qe ishte Partia e Invalideve me Aftesi te Kufizuara. Si nje parti e vogel me thane qe nuk kishin mundesi te monitoronin me njerez procesin e numerimit duke u mbeshtetur ne informacionet qe publikonte KQZ-ja por ata deshironin te kishin te dhena me te detajuara te rezultateve. Prandaj them qe kjo eshte me rendesi jo vetem per dy forcat e medha politike por edhe per ato 50 partite e tjera garuese ne te gjithe vendin. Transparenca eshte me rendesi edhe per keto parti te tjera qe nuk kane burime njerezore te duhura.