Rama: Kolegji t’i thotë “ndal” vjedhjes së zgjedhjeve
01/06/2011 Kreu socialist sërish apel institucioneve për mandatin e Tiranës
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ripërsëriti sërish dje apelin për Kolegjin Zgjedhor. Njëkohësisht, në fjalën e tij përpara mediave, kryetari i socialistëve i mëshoi me forcë faktit se kampi opozitar do të vazhdojë në betejën e tij mes të vjetrës dhe së resë, duke pasur parasysh këtu pikërisht veprimet e ndërmarra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, lidhur me rezultatin zgjedhor për Bashkinë e Tiranës.
Qëndrimi
Kryetari Rama, duke iu referuar vendimit që pritet të marrë Kolegji Zgjedhor për kreun e bashkisë së kryeqytetit, vlerësoi se “vendimi i Kolegjit është një domosdoshmëri jo thjesht për të përcaktuar mandatin e Tiranës mbi bazën e rezultatit legjitim që e pa çdo shqiptar dhe bota mbarë me sytë e miqve e partnerëve të fokusuar në këto zgjedhje, por edhe për të mos rritur koston për vendin e për njerëzit të një procesi të dalë përfundimisht nga binarët përmes vullnetit të mbrapshtë të një njeriu, i cili për fat të keq është kryeministri i këtij vendi, por që kurrë në historinë e tij s’ka pranuar ndonjëherë ndonjë rezultat që e ka nxjerrë humbës, ashtu sikundër nuk fiton dot pa vjedhur kundërshtarin”. Gjithashtu, Rama u ndal dhe tek pozicioni i partisë që ai drejton. “Kjo është e tëra një ndodhi që e bën edhe më të fortë vetëdijen tonë për detyrimin që kemi ndaj vendit, si edhe më të palëkundur vendosmërinë tonë për të vazhduar këtë betejë mes të vjetrës dhe të resë. Të vjetrës, si sistem padrejtësie dhe falsifikimi të të vërtetave, duke filluar nga të vërtetat zgjedhore tek të vërtetat e vetë ekonomisë, dhe të resë, si një kapitull që Shqipëria duhet ta hapë duke u ndarë njëherë e mirë me gjithë këtë vazhdë të mbrapshtë, e cila garanton përftime marramendëse për një pushtet të kyçur në një oborr njerëzish që kanë vendosur përfundimisht interesat e tyre mbi interesat e vendit dhe pastaj dhe gjithë të tjerëve. Gjithë të tjerëve që kanë nevojë për një rrugë të re. E nuk mund të ketë një rrugë të re, pa u ndarë nga kjo rrugë e vjetër”, sqaroi Rama lidhur me një çështje të tillë.
Akuza
“Ne e kemi bërë publik faktin që i jemi drejtuar prokurorisë duke i vënë në dispozicion të gjitha provat e një krimi që nuk është thjesht administrativ, por mirëfilli penal. Sigurisht presim që prokuroria të veprojë për ta zbardhur me themel të gjithë çka ka ndodhur duke deformuar në mënyrë spektakolare vullnetin e qytetarëve të Tiranës, me qëllimin e vetëm të përmbysjes së fitores në tavolinë dhe të grabitjes së mandatit të Tiranës”, vuri në dukje Rama, duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë anëtarët e shumicës në KQZ mbi vendimmarrjen e tyre.
Qëndrimi për seancat e punës së KQZ-së
“Komisioni Qendror i Vjedhjeve, siç po e shohim të gjithë, vazhdon në ilegalitet të plotë, pra në shkelje të plotë të ligjit, projektin e Saliut për ta grabitur medoemos fitoren tonë në Tiranë”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij, lidhur me vendimet më të fundit të KQZ-së për rinumërimin e fletëve të votimit të kontestuara. Gjithashtu, duke argumentuar një qëndrim të tillë, kryetari i PS-së veçoi faktin se “ne kemi publikuar fakte, shifra, konkluzione të mbështetura mbi tabelat që kanë dalë prej tavolinës së vjedhjes, të cilat flasin mbi përmasën drithëruese të kanibalizmit elektoral të frymëzuar, të orkestruar, të diktuar nga Saliu. Ndërkohë Saliu thotë pse nuk i kemi ankimuar ne këto fakte dhe shifra, por e vërteta është se ankesa për çka ka ndodhur e vazhdon të ndodhë në Komisionin Qendror të Vjedhjeve ka marrë një përmasë ndërkombëtare. Nuk ka mbetur jo vetëm qytetar i ndershëm i këtij vendi me respekt për votën e tij, por edhe mik e partner i këtij vendi pa ngritur zërin për aktin e paligjshëm të Komisionit Qendror të Vjedhjeve”. Sipas tij, përmes kësaj situate kryeministri po turpëron Shqipërinë.
Deklarata për konsulencën e Komisionit të Venecias
Kryetari i PS-së, Edi Rama nuk harroi të prekte gjatë fjalës së tij dhe një tjetër moment lidhur me procesin zgjedhor dhe certifikimin e mandatit për Tiranën, e konkretisht propozimin e ndërkombëtarëve për konsulencë pranë Komisionit të Venecias. “Ndërkohë që të gjithë: Presidenti i Republikës, trojka e ambasadorëve, Departamenti i Shtetit, Bashkimi Evropian, njëzëri, sigurisht bashkë me ne në këtë si palë e interesuar, kërkojnë që drejtësia të japë drejtësi, që Kolegji Zgjedhor të gjykojë me ndershmëri dhe integritet profesional mbi një çështje të qartë si drita e diellit. Kjo kërkesë lidhet drejtpërdrejtë me çështjen, por ka të bëjë me shumë më tepër se kaq, me fatet e demokracisë dhe me ecurinë e punëve në këtë vend, që është tërësisht e kompromentuar në rast se drejtësia nuk bën drejtësi. Ndërkohë ne kemi pranuar me mirënjohje edhe propozimin për të përfshirë Komisionin e Venecias në ndihmë të Kolegjit Zgjedhor dhe e mirëpresim kontributin e këtij komisioni prestigjioz, ashtu siç mirëpresim dhe çdo kontribut tjetër për ta ndalur produktin e deformuar dhe deformues të kanibalizmit elektoral.
Takimi Berisha - lordi Richard Best
“Bashkëpunimi ndërkombëtar është vital për zhvillimin e arsimit të lartë”
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim lordin Richard Best, President i Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore (SEERC). Në këtë takim u vu theksi pikërisht tek bashkëpunimi ndërkombëtar, se është vital për zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri. “Ne kemi interes që institucionet tona të kenë një dimension sa më të gjerë të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar si për institucionet publike, ashtu dhe për ato private”, vuri në dukje kreu i ekzekutivit gjatë bisedës me lordin Richard Best. Gjithashtu, sipas tij, krahas rritjes së numrit të pranimit të studentëve në universitete, tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar tek cilësia dhe kërkimi shkencor, pasi nuk mund të ketë të ardhme të arsimit të lartë, pa nxitur kërkimin në institucione. Nga ana e tij, lordi Richard Best e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen dhe shprehu kënaqësinë që studentët shqiptarë janë nga studentët më të mirë që studiojnë në Universitetin e Sheffieldit. “Universiteti i Sheffieldit ka 69 universitete në mbarë botën dhe vetëm në Angli janë 4 fakultete me dimension ndërkombëtar. Lordi Richard Best vlerësoi partneritetin e vendosur me Universitetin Amerikan të Tiranës në tri fusha kryesore dhe shprehu besimin se ky partneritet do të vijë gjithnjë e duke u zhvilluar, siç u shpreh ai.