Stonestreet Monitorim edhe numerimit

Kryevëzhguesi i OSBE/ODIHR-it, Stonestreet, me një eksperiencë të pasur në monitorimin e zgjedhjeve që prej vitit 1997 në shumë vende të botës, do të jetë njeriu i cili do të japë verdiktin për këto zgjedhje, por jo një ditë më pas përfundimit të votimin sic ka ndodhur nga zgjedhjet e shkuara, por 48 orë pas mbylljes së procesit.
Për herë të parë amerikani Jonathan Stonestreet do të shkelte në Shqipëri në vitin 2003, pa e ditur se nëntë vjet më pas do t’i besohej drejtimi i një misoni të vështirë për të certifikuar zgjedhjet lokale shqiptare.
Në intervistën e tij të parë, ekskluzivisht për Top-Channel që kur mbërriti në Tiranë tre javë më parë, Stonestreet, amerikani që i ka humbur aksesi i vendit të lindjes, komenton raportin paraprak duke u shprehur i prerë se situate e polarizuar në të cilën po zhvillohet fushata elektorale do të ketë ndikim të drejtëpërdrejtë në rrjedhën që do të marrin këto zgjedhje.
“Legjislacioni bazik, që është Kodi Elektoral, është parë nga ODIHR, Komisioni i Venecias dhe Këshilli i Europës dhe është vërejtur se ka elementët e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, nëse implementohet në mënyrë korrekte dhe nëse ka vullnet politik të partive. Natyrisht që ka boshllëqe në Kodin Elektoral të cilat ne i kemi thënë në raportet e mëparshme. Ka ende cështje që duhen adresuar”, deklaron Stonestreet.
“Githashtu, në zgjedhjet lokale ne kemi identifikuar disa cështje specifike sic është për shembull mospasja e një komisioni elektoral zonal për garën e Tiranës, rolin e të cilit do ta kryejë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Pra, kemi boshllëqe në ligjislacionin për zgjedhjet. Por dua ta përsëris se, nëse ka një vullnet nga partitë politike, atherë ligji do të prodhojë zgjedhje demokratike”, nënvizon ai.