E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stop censurës në internet, protesta në Poloni

Një valë protestash kanë shpërthyer në Poloni kundër “censurës në internet”. 10 mijë persona kanë dalë në rrugët e Polonisë, për të protestuar kundër një traktati ndërkombëtar, për të cilën aktivistët mendojnë se është e barazvlefshme me “censurimin e internetit”.

Ndërkaq, kryeministri polak Donald Tusk, deklaron se qeveria ditën e sotme do të firmosë Marrëveshjen Tregtare kundër Falsifikimit (ACTA).

Ky lloj traktati ka për qëllim që të vendosë standart ndërkombëtar për të drejtën intelektuale.

Duke i’u referuar dhe kritikëve, për ta kjo cënon lirinë e shprehjes. Gjatë protestës, qytetarët mbanin pankarta në duar ku shkruhej ” jo censurimit dhe internet të lirë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›