Vrau e plagosi, arrestohet adoleshenti
Policia ka vënë në pranga në orët e para të ditës së sotme D.Tashën, 17 vjeç i cili akuzohet për vrasje dhe plagosje. Ngjarja ndodhi dje, ku Tasha ka goditur me thikë duke e lënë të vdekur Elton Koçin, 22 vjeç si dhe ka plagosur rënë A.Sulkun 21 vjeç.
Konflikti mes tyre ka nisur në ambientet e një bilardoje në qendër të qytetit të Bulqizës, për motive të dobëta.
Policia ka sekuestruar edhe një thitë që dyshohet se autori e ka përdorur në momentin e ngjarjes së rëndë.
Forcat e policisë kanë marrë në pyetje adoleshentin në prani të mbrojtësit ligjor dhe të një psikologu.
