E Diel, 1 Nëntor 2026

Schweini: Dua të fitoj finalen e Ligës së Kampionëve

Mesfushori i Bayern Munich-ut dhe Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, ka thënë se ambicia e tij këtë sezon është të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Euro 2012.

Shweini për pak humbi trofeun e kampionit të Evropës kur në vitin 2008 Gjermania pësoi disfatë nga Spanja në finale, derisa në vitin 2010 ai humbi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Megjithatë 27-vjeçari është plot vetëbesim në prag të fillimit të Ligës së Kampionëve.
 

“Kam vetëm një qëllim këtë sezon: Dua ta fitoj finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2012 në Munich dhe kampionatin evropian në Poloni dhe Ukrainë! Për të fituar tituj me Bayernin dhe ekipin kombëtar tash duket më e mundshme se në vitet e fundit. Duke qenë se finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në stadiumin tonë, është një detyrim për ne. Çdokush e ka këtë qëllim në mendje. Por secili po ashtu e di se do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Sipas mendimit tim ne jemi më të fuqishëm se kemi qenë në dy vitet e kaluara”, ka theksuar sportisti. Bayerni nesër udhëton te Villarreali në ndeshjen e parë të grupit A të Ligës së Kampionëve
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›