Stopohet shkarkimi i drejtorit të QKUK-së?

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka iniciuar procedurën për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ali Sadria, kanë thënë zyrtarë të kësaj ministrie.
“Mund të ju konfirmoj se ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, ka iniciuar sot procedurën për shkarkimin e drejtorit ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ali Sadria, duke u bazuar në kompetencat që dalin nga rregullorja 2001/19 dhe në statutin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, tha për gazetarët, zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti.
Por burime të tjera kanë thënë se shkarkimi i Sadrisë është stopuar nga krerë të lartë të LDK-së, nga e cila parti vjen ministri Bukoshi.
Mediat kosovare raportojnë se Sadrisë vetëm i është tërhequr vërejtja rreth shkarkimeve që i ka bërë kohët e fundit brenda QKUK-së. Gjatë ditës janë zhvilluar diskutime të gjata ndërmjet ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi dhe drejtorit të QKUK-së, Ali Sadria, pas lajmërimeve se ky i fundit do të shkarkohej nga posti.
Vetë drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Ali Sadria është shprehur se ka pasur një ditë të zakonshme të punës dhe se nuk ka ndonjë informatë lidhur me mundësinë e shkarkimit. “Një ditë bukur të lodhshme të punës, kemi punuar me një intensitet mjaftë të lartë të punës... Unë s’kam asnjë informatë, ne po vazhdojmë punën”, është shprehur Sadria, transmeton KosovaPress.
Sipas informacioneve jozyrtare, shkarkimi i Sadrisë bëhet për shkak të performancës së dobët dhe keqmenaxhimit.
Sipas nenit 1, paragrafi 1.7 i rregullores 2001/19, gjatë kryerjes së përgjegjësive dhe funksioneve të tyre, ministri kujdeset për zhvillimin dhe mbajtjen e sistemit, procedurave dhe proceseve adekuate për të ndihmuar funksionimin e ministrisë.
Kurse, sipas statutit të QKUK-së, neni 17, pika 17.1, inicimi i procedurave për shkarkim të drejtorit të QKUK-së bëhet sipas kërkesës së tij, me kërkesë të themeluesit sipas rekomandimeve të Këshillit Mbikëqyrës. Në këtë rast, themeluesi është Ministria e Shëndetësisë.
Ali Sadria është emëruar drejtor ekzekutiv i QKUK-së më 3 nëntor të vitit 2009.