E Shtunë, 31 Tetor 2026

Storari:Dëshira ime e vetme, të luaj


Portieri i Milanit, Marco Storari, e ka filluar mirë sezonin te Milani, por pas rikthimit të Abbiatit dhe Didas ai u huazua te Sampdoria, ku shkëlqeu në takime vendimtare duke e dërguar skuadrën nga Marassi në Ligën e Kampionëve.

"Unë jam lojtar i Milanit, por nuk do të marr pjesë në turneun e Milanit në SHBA, sepse po planifikoj një operim. Ditëve të ardhshme do të bisedoj me klubin, por unë e përsëris që dua të luaj", tha Storari për Sky Sport 24.

Ka pasur spekulime se Storari ka refuzuar thirrjen e Marcello Lippit për kombëtaren italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›