E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben: Situata te Reali, qesharake


Këtë fundjavë, Arjen Robben do të rikthehet në njërin prej terreneve ku ka pasur kujtimet më të këqija, së bashku me Wesley Sneijderin, ndërsa pritet të marrin medaljet nga njeriu që i dëboi ata, Florentino Perez.

Teksa nata finale po afrohet, ish-futbollisti i Real Madridit, mori pak kohë të rikujtojë kohën e tij të shkurtër në kryeqytetin spanjoll, duke i përshkruar ditët e tij të fundit në Bernabeu si 'qesharake'.

"Ishte situatë qesharake atëkohë. Ata thoshin vetëm: 'Ne dëshirojmë të të shesim sepse na duhen të hollat'. Për futboll nuk u fol atje, vetëm aspekti financiar ishte i rëndësishëm për zyrtarët".

"Nga njëra anë, ata e kanë parë se vetëm unë dhe Wesley Sneijder mund t'u sjellim mjaft para, ndërsa nga ana tjetër kanë shpenzuar shuma marramendëse", deklaroi Robben për Goal.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›