Henry mohon parakontratën me NY Red Bulls
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka mohuar pohimet se ai ka arritur marrëveshje paraprake me skuadrën nga MLS, New York Red Bulls, ashtu siç ishte shkruar javën e kaluar.
"Për momentin, asgjë nuk është e sigurt. Jam lojtar i Barcelonës dhe kam edhe një vit në kontratën time. Aktualisht, shqetëimi im është përgatitja për Francën në Botëror. Do të kem mjaft kohë për të reflektuar në të ardhmen më vonë", u shpreh Henry.
Thierry Henry ishte lidhur me një largim në Ligën Amerikane të Futbollit, për shkak të minutazhit të vogël, që erdhi si pasojë e shkëlqimit të Pedros në fanellën blaugrane.