E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Kongo, mbyten 20 futbollistë

TIRANE-Një tjetër tragjedi ka goditur futbollin afrikan. Njëzet lojtarë të klubit Ac Virgin Ka të Republikës Demokratike të Kongos, kanë vdekur të mbytur në lumin Luapula në kufirin mes Kongos dhe Zambias.

Ata po ktheheshin nga një miqësore në Zambia dhe ishin duke kaluar lumin me tre varka. Por, një dallgë e krijuar nga një tjetër varkë më e madhe që kalonte pranë, ka shkaktuar mbytjen e 20 personave. Në varka ndodheshin rreth 100 vetë, por nga ekuipazhi i anijes që shkaktoi dallgën, janë shpëtuar 80.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›