Maradona, kthim në Napoli më 5 prill
TIRANE-E kishte paralajmëruar, madje premtuar, por tani gjithçka duket një realitet: Diego Armando Maradona do të kthehet në Napoli më 5 prill, ditën e enjte. Argjentinasi do të kthehet për të mbyllur llogaritë me institucionet fiskale italiane, që sipas tij, po e persekutojnë. Lajmi është dhënë nga avokati i Diegos, Anxhelo Pizani. Sipas Fisco-s së Italisë, Maradona detyrohet të paguajë 40 milionë euro, ndërsa vetë ish-lojtari i Napolit thotë se do të takojë vetë kreun e saj për të sqaruar çështjen.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)