E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia merr hua 7 miliardë dollarë në tregun e bonove

MOSKË- Rusia ka vënë sot për shtatë miliardë dollarë të euroboneve në disa këste, një shpërndarje rekord, që pritet t'i mundësojë vendit për të financuar deficitin e tij buxhetor, njoftoi një burim financiar në agjencinë ruse të lajmeve, "Interfax".

"Rusia ka shpërndarë bono deri në 10 vjet për një total prej dy miliardë dollarësh çdo herë, si dhe shpërndarje për 30 vjet për tre miliardë dollarë", deklaroi burimi.

Ajo gjithashtu tregoi se oferta ishte gjerësisht e mbinënshkruar, kërkesa arrinte 25 miliardë dollarë.

Normat e këtyre bonove priten të shpallen sot më vonë. Por sipas "Interfax"-it, ai i këstit pesë vjeçar pritet të jetë 3,335 për qind në vit, bonot në 10 vjet në 4,607 për qind dhe bonot për 30 vjet në 5,826 për qind.

Kjo shpërndarje ka arritur një shumë rekord për Rusinë, që hoqi në prill të vitit 2010 5,5 miliardë dollarë për këstin e parë të obligacioneve që nga viti 1998, vit gjatë të cilit vendi kishte dështuar mbi borxhin e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›