Stramacioni: E dimë ne se si fiton Juventusi

Andrea Stramacioni ka ironizuar liderët e Serie A, skuadrën e Juventusit pas fitores me Catanian.
Pas fitores me Catanian, Stramacioni tha në një deklaratë për një televizion italian se Catania është skuadër që vështirë mposhtet në terrenin e saj. Gazetari i tha se aty ka fituar këtë edicion edhe Juventusi.
"Të lutem mos e përsërit më frazën 'Edhe Juventusi ka fituar këtu' sepse ata nuk kanë fituar këtu, të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në atë ndeshje. E dimë ne se si fiton Juventusi" deklaroj Stramacioni. /Indeksonline/