E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara aktraktive Scardus në Brezovicë

Gara aktraktive në skijim e quajtur "Scardus" është mbajtur në këtë vikend në Brezovicë. Gara e mbajtur në edicionin e dytë me radhë, mblodhi shumë skijatorë e shikues që patën rastin të shikojnë garë fantastike të nivelit ndërkombëtar.

Nga 16 garues që u regjistruan, 14 filluar garën në skijim paralel. As bora e fortë dhe mjegulla që zvogëlonte dukshmërinë nuk i pengoj skijatorët për të shfaqur një garë tejet interesante.

Fitues i garës në fund u zgjodhë garuesi Dardan Pupovci që me këtë triumf fitoj edhe 600 euro. Për vendin e dytë u ndanë 300 euro ndërsa për të tretin 100 euro./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›