Rooney: Me Pepen si kam punët mirë

Sulmuesi anglez i Manchester United, Wayne Rooney ka deklaruar se ka simpati për disa lojtarë të Realit, ka marrëdhënie të mira me ta, por se punët nuk i ka aspak mirë me Pepen.
"Nuk e pëlqej Pepen që nga momenti kur i pati shkelur dorën Messit. Unë pata reaguar në faqen time duke e quajtur atë idiot. Ndoshta ishte e tepruar kjo nga unë, por me të vërtetë isha i nevrikosur në të. Tash do të takohemi në fushën tonë, ndoshta zënkat mes neve janë harruar, por si dihet ndoshta edhe mund të kenë lënë pasoja" deklaroj Rooney.
Sulmuesi anglez në El Clasicon e vitit të kaluar ndërmjet Barcelonës dhe Realit e kishte quajtur Pepen si idiot në "Twitterin" e tij, koment i cili mblodhi hiq më pak se 48 mijë komente./Indeksonline/