Strasburg, policia arreston sot 25 protestues
Strasburg - Policia ka ndërhyrë duke arrestuar 25 persona në Strasburg, në mënyrë që të pengonte qindra protestues kundër samitit të NATO-s. Protestuesit mësohet se i ishin drejtuar qendres së qytetit.
Në përleshjet e zhvilluara në orët e para të mëngjesit të sotëm, mes protestuesve dhe policisë, nuk ka raportime për të plagosur. Në protestat e djeshme u arrestuan qindra persona, dhe disa të tjerë janë plagosur. Autoritetet vendore kanë vendosur të bllokojnë qarkullimin e autobusëve dhe tramvajve për arsye sigurimi.