E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, PS: Qeveria euforike

Tiranë-Partia Socialiste ka kritikuar qeverinë për euforinë e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Deputeti i kësaj partie Arben Malaj, i ka kujtuar qeverisë, se kriza ekonomike dhe mungesa e vëmendjes së qeverisë më ta rëndojë më tej këtë situatë. Ai i ka kujtuar 10 pika qeverisë, sipas të cilave kriza ekonomike po rëndon mbi qytetarët. “Në kushtet kur kriza është thelluar në të gjitha vendet partnere tregtare të Shqipërisë, ajo do të rrezikojë akoma më shumë ekonominë e vendit tonë. Kreditimi i biznesit dhe konsumatorit është bërë ose i pa mundur ose më i shtrenjtë, ristrukturimi i kredive të pakthyera ose në vështirësi duhet të shihet si një mundësi për të zbutur krizën ekonomike dhe sociale”-tha Malaj, duke shtuar se keqpërdorimi elektoral i fondeve buxhetore të taksapaguesve shqiptar është rritur, që sipas tij, financimi i deficitit dhe borxhit publik mund të bëhet më i vështirë dhe me kosto më të rëndë.

Ai tha më tej “marrja hua në euro nga tregu ndërkombëtar tregtar, me kosto të lartë 9 deri në 12%, mund të jetë shumë e rëndë për stabilitetin afatgjatë të buxhetit. Asnjë institucion ndërkombëtar nuk mund t´i ofrojë qeverisë shqiptare fonde, nëse ajo vazhdon të manifestojë keqpërdorim të buxhetit të saj. Rënia e thithjes së fondeve nga donatorët është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vizionit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë nga qeveria shqiptare; Shtimi i kostove dhe barrierave ndaj biznesit edhe të vogël, po shton risqet dhe dështimet e tij tani që ndodhet në kushtet e mbijetesës; Bllokimi i rimbursimit të TVSH ndaj bizneseve është jo vetëm antiligjor, por edhe jo ekonomik.; Pamundësia për të krijuar fonde garancie dhe për të mbështetur kreditimin e eksporteve shqiptare, aplikimi a priori i pagave të referencës,heqja e çdo detyrimi fiskal për investimin e teknologjive, burokracia e rritur me administratën publike, mos aplikimi i kompensimit të tatimeve të paguara më shumë me detyrimet e sigurimeve shoqërore, mungesa e projekteve të trajnimeve dhe ritrainimeve për punonjësit e sektorit të eksporteve, sipas eksportuesve dhe ekspertëve të Partisë Socialiste janë faktorë që po rrisin vështirësitë e eksportuesve, rënien e aktivitetit dhe rritjen e papunësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›