Strasburgu e detyron Shqipërinë të ndryshojë ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës
Pas vendimeve u vërejt se mungonte legjislacioni që garanton rikthimin e kompensimit fizik
Laureta Rryçi
Pavarësish premtimeve ndaj ish-pronarëve për kompensim fizik apo për rikthimin e pasurive të luajtshme, duket se gjithçka ka qenë vetëm pjesë e programeve elektorale. E gjitha kjo për shkak se mungon legjislacioni që mundëson rifitimin e kësaj të drejte. Kjo është konstatuar nga Gjykata e Strasburgut, në një nga vendimet që është dhënë për pronat, ku palë kanë qenë ish-pronarët. Gjykata e Strasburgut ka parë me vend që bashkë me vendimin ku pranohej kërkesa e palës që kishte ngritur padinë, të shkruante një rekomandim që në këtë rast është i detyrueshëm për zbatim posaçërisht për qeverinë. Nëpërmjet këtij rekomandimi, jo vetëm është kërkuar ndryshimi i ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, por dhe hartimi brenda një kohe të shkurtër të një ligji që mundëson rikthimin e pasurisë së luajtshme. Ky rekomandim është pranuar zyrtarisht edhe nga ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, gjatë një takimi që pati disa ditë më parë me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian, Pierre Mirel.
“Gjatë vitit 2009 janë ndërmarrë një sërë iniciativash ligjore, kryesisht për përmirësimin e procesit të konsolidimit të të drejtave të pronësisë, si dhe realizimi i kompensimit të ish – pronarëve. Përsa i përket kompensimit, në përputhje edhe me detyrat e lëna nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është duke u identifikuar mënyra të përshtatshme të kompensimit fizik apo financiar të subjekteve të shpronësuara. Qeveria ka rritur fondin e kompensimit financiar në buxhetin me 10 milionë euro për vitin 2010”, - i ka raportuar ministri Nishani përfaqësuesit të huaj.
Drafti
Ministria e Drejtësisë do të përfundojë së hartuari brenda vitit 2009 një ligj të ri për kthimin dhe kompensimin e pronës. Nisma ligjore që prek interesat e jo pak shqiptareve është bërë pjesë e axhendës së qeverisë “Berisha” për mandatin e dytë, falë presionit të Gjykatës së Strasburgut. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë shpjeguan dje se kjo nismë është ndërmarrë pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut dhe pritet të sjellë rregullime kryesisht në kthimin dhe kompensimin e pronës së luajtshme. Dhjetëra familje të mëdha të asaj kohe në vendin tonë, ndoshta janë të vetmet që nuk kanë marrë asnjë lloj përfitimi nga qeveritë pas ’90-s, me gjithë premtimet e mundshme për floririn apo për pasuritë e tjera të luajtshme që iu morën në mënyrë të padrejtë nga sistemi totalitar. Të njëjtat burime nga kjo ministri shpjegojnë se specialistët e Drejtorisë së Kodifikimit kanë përfunduar draftin fillestar. Këta specialistë, ndërsa kanë përcaktuar projekt-politikën për çështjen në fjalë, përcaktuan gjithashtu grupet e interesit me të cilat do të realizojnë disa tryeza bashkëbisedimi për të parë pretendimet që kanë ata. Më tej do të bëhet bashkëpunimi me Ministrinë e Financave, që do të bëjë kalkulimet për koston që do t’i sjellë shtetit dhe fill pas kësaj drafti do të kalojë për miratim në qeveri.
Debati
Katër vjet më parë, gjatë diskutimit për ndryshimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, është debatuar dhe në përfshirjen e kthimit të pasurive të luajtshme. Madje, fillimisht në projektligj nuk u përcaktua kompensimi i pronave të luajtshme apo të paluajtshme, duke i konsideruar si të barabarta. Por, pas nisjes së diskutimit, është kërkuar vendosja e një pike të veçantë, e cila kërkonte kthimin e pronave të luajtshme duke e cilësuar si një të drejtë kushtetuese. Në atë kohë u tha se do të kenë të drejtë të marrin pasurinë e sekuestruar të gjithë personat që kishin dokumente origjinale apo të lëshuara nga arkivat mbi sekuestrimin e pasurisë së tyre dhe do të ngarkohej Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave për të zbatuar këtë vendim. Por, pas një muaji diskutimesh, deputetët e maxhorancës dhe ata të opozitës vendosën që të hiqnin përcaktimet mbi pasuritë e luajtshme, duke përdorur si argument se çështja ishte më e ndërlikuar dhe se do të duhej një draft i posaçëm vetëm për këtë çështje. Kjo për faktin se do të duhej një studim i plotë mbi pronat e konfiskuara dhe një verifikim konkret i të dhënave. Ndaj dhe në draftin e miratuar u saktësua se për pronat e luajtshme çështja do të zgjidhet me një projektligj të posaçëm. Por, deri tani, asnjë nga forcat politike nuk ka paraqitur një iniciativë të tillë.
Çështjet që gjykon Gjykata e Strasburgut
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është një institucion ndërkombëtar që, sipas disa kushteve, mund të pranojë kërkesat e personave, të cilët ankohen për shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo konventë është një marrëveshje nëpërmjet të cilit shumë shtete të Europës janë angazhuar të respektojnë disa të drejta themelore të individëve. Këto të drejta janë formuluar në vetë Konventën, si edhe në disa protokolle, të cilat një pjesë e shteteve i kanë nënshkruar. Ju rekomandohet të njiheni me këto tekste dhe me rezervat që shtetet kanë për nene të veçanta, të cilat janë pasqyruar në tabelat përkatëse në fund të këtij botimi. Nëse ju vlerësoni që një prej shteteve, lista e të cilave është në fund të botimit, ka shkelur në dëmin tuaj një nga këto të drejta themelore, mund të ankoheni për shkeljen në Gjykatën e Strasburgut. Kjo gjykatë mund të trajtojë vetëm ankesat në lidhje me shkeljen e të drejtave të formuluara në Konventë dhe në protokollet, duke përjashtuar të gjitha shkeljet e tjera. P.sh., ankesa ndaj Republikës së Shqipërisë mund të bëhen vetëm kur shkeljet e Konventës janë bërë pas datës 02.10.1996, kur Konventa është ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ka hyrë në fuqi pas kësaj date. Ju mund të ankoheni në Gjykatë vetëm për aktet e një autoriteti publik (Parlament, administratë, gjykata etj.) të njërit prej shteteve të listës. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk mund të merret me ankesat drejtuar personave të veçantë, ose institucioneve private.
Strasburgu e ndëshkon Shqipërinë me 1 milion euro
Gjykata e Strasburgut e ka ndëshkuar Shqipërinë vetëm për çështjen e pronësisë me rreth 1 milion euro. Shumë kjo që u përket vendimeve për katër dosjet e para, të cilat Gjykata i ka mirëpranuar ankimet e pronarëve shqiptarë. Shifrat tregojnë se çdo ditë që kalon shqiptarët ndërgjegjësohen dhe më tepër për të provuar të drejtën edhe nëpërmjet një gjykate të huaj. Ndërsa nga ana tjetër kambanat bien për shtetin shqiptar, ku gjatë këtyre viteve në jo pak raste i është dashur të zgjidhë qesen. Sakaq, në Strasburg janë regjistruar më shumë se 200 padi, që u përkasin vetëm pronarëve shqiptarë dhe askush nuk mund të përllogarisë koston financiare që shtetit shqiptar do t’i duhet të përballojë. Edhe pse vendimet janë dhënë në vitet e mëparshme nga gjykata, vetëm tani që janë botuar në formë ekstraktesh kthehen në detyrim shlyerjeje për shtetin shqiptar. Sipas procedurës që operon kjo gjykatë, rrezikojnë që të gjitha dosjet për pronat të kenë të njëjtin vendim, në sajë të një vendimi të mëparshëm që tregon qëndrimin e Gjykatës për këtë çështje. Ndërkohë, kjo gjykatë ka dhënë vendime të tjera duke ndëshkuar qeverinë edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me dënime nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.
1 Dhjetor 2009