E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Angels Style”, sot në Albania Fashion Week



I është shtuar sharmi atmosferës festive të kryeqytetit këtë fundjavë. Edicioni i radhës i Albania Fashion Week ka prezantuar përpara publikut stilistë të rinj e profesionistë, mbase të panjohur për veshët e publikut, por shumë të talentuar. Madje për tu krijuar hapësira dhe mundësi këtyre të rinjve, këtë vit Dhoma Kombëtare e Modës e ka organizuar Albania Fashion Week vetëm me emra të rinj. Kështu për të parë se cilat do të jenë tendencat e modës për sezonin Pranverë-Verë 2010, të apasionuarit pas pasarelave mund t’u referohen edhe stilistëve shqiptarë. Deri tani shijet e të veshurit në Shqipëri janë ushqyer kryesisht nga prezantimi i koleksioneve të stilistëve të huaj, por moda po gjen gjithnjë e më shumë terren edhe në krijimet shqiptare. Pikërisht për të shprehur këtë krativitet, por mbi të gjitha për të lançuar emrat e stilistëve shqiptarë, Dhoma Kombëtare e Modës po i qëndron traditës së organizimit të Albania Fashion Ëeek. Të premten mbasdite në ambjentet e Hotel Sheraton ka startuar edicioni i radhës i Javës Shqiptare të Modës, e cila i ka paraprirë një fundjave të veçantë me stilistë të rinj e profesionistë, por edhe shkolla mode me emër që i janë servirur Tiranës në këto ditë festash.
Ditët e para patën edhe surprizat e tyre. Javën e Modës e ka hapur veshjet Houte Couture të stilistes Stamatina Stefanit, të cilat përcollën një gamë të gjërë veshjesh që fillonin që nga ato për fëmijë, tendenca rinore, gruan në karrierë dhe fustane nusërie. Ndërsa instituti i Modës “Burgo”, degë dhe partner i institutit të famshëm me të njëjtin emër në Itali (një nga më të vjetrat në vendin fqinj). Me pjesëmarrjen e studentëve më të talentuar të kësaj shkolle, Aurela Shëmbitraku, Ana Xhaferri, Denada Lushakaj, Eriketa Memsuri, Engjëllueshe Lulja, Ervjola Hoxha, Fatjona Biqmeti, Isida Zhuri dhe Shemsa Curri, instituti ka ofruar një koleksion veshjesh kryesisht mbrëmjeje dhe Alta Moda duke ju përmbajtur tendencave Pranverë-Verë 2010. Këto tendenca përcaktohen nga nga konceptim i rëndësishëm i ekstremizimit të dy tendencave kryesore, asaj minimaliste dhe maksimaliste”, tha drejtoresha e këtij instituti Fatbardha Aliaj. Ndërsa dje mbasdite
në Albania Fashion Week u prezantua edhe një tjetër shkollë, kësaj here nga Kosova: “Desing Factory”, një nga më të njohurat në këtë fushë, e cila vjen në pasarelat e Tiranës direkt nga një prezantim në javën e modës në Sarajevë si dhe linja e bizhuve “Penelope”. Sot do të prezantojë gjithashtu krijimet e saj një stiliste e re, nën siglën “Angel’s Style”. Ajo është një artiste e re ne moshe, e talentuar, e apasionuar pas botës së modës, e cila sigurisht nuk është e rezervuar në krijimet e saj. Tendenca të shfrenuara pritet të ngjiten në pasarelë të destinuara për moshat e reja. Ndërsa shkolla Sipam AB, do të sjellë eksperiencën greke prej nga ka dhe origjinën nëpërmjet studentëve më të talentuar të saj.

Uran Kostreci promovon novelën e tij "Pabesia"

Uran Kostreci, i cilësuar si nga të fundmit e sonetistëve ka zgjedhur pikërisht festën kombëtare 28 nëntorin për promovimin e novelës së tij me titull “Pabesia”. Në një ceremoni ku merrnin pjesë studiues dhe miq të autorit novela “Pabesia” konsiderohet një sprove prozaike e Kostrecit i cili deri më tani është i njohur si poet që shkruan sonete. Sprova e tij letrare ndërthur faktet historike me ato letrare duke sjell madje një dëshmi të luftës vëllavrasëse gjatë luftës nacional çlirimtare. Gjatë ceremonisë së promovimit të novelës “Pabesia” nuk kanë munguar edhe vlerësimet e artistëve të fushave të ndryshme siç ishte konstatimi i aktores Margarita Xhepa që në këtë roman ka gjetur një personazh femër që do donte ta interpretonte. Kostreci është një nga ato personazhe të jetës letrare që me gjithë vuajtjet burgjeve dhe internimeve që nisën që me ardhjen në pushtet të komunistëve nuk reshti së kërkuari kulturën dhe artin e së bukurës. Për motive politike ka kaluar në burg 20 vite nga jeta e tij dhe në vitin 1991 është ndër të parët që themelon gazetën antikomuniste “Liria”. “Lundertari dhe deti” “Epopeja e karkalecave dhe “Sonete” janë disa prej krijimeve të mëparshme të Uran Kostrecit.

30 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›