E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strasburgu ndalon ekstradimin e Almir Rrapos

TIRANE- Gjykata e Strasburgut urdheron qeverine shqiptare te ndaloje ekstradimin e menjehershem te Almir Rrapos edhe nese gjykata shqiptare e Apelit do ta lejonte nje gje te tille. Lajmi konfirmohet nga avokati Ardian Visha qe mbron interesat e Rrapos ky i fundit i kerkuar nga drejtesia amerikane per krime te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale. Gazeta Shqiptare citon sot avokatin Visha i cili thote se gjykata e Strasburgut ndalon ekstradimin e menjehershem edhe nese Apeli e lejon ate derisa te shqyrtoje mundesine e aplikimit te rregullit 39. Sipas ketij rregulli ekstradimi i Almir Rrapos mund te pezullohet derisa dosja te shqyrtohet nga te gjitha shkallet e gjyqesorit shqiptar dhe nga vete gjykata e Strasburgut. Me vendimin e dates 30 shtator Gjykata e Tiranes vendosi te lejoje ekstradimin e Almir Rrapos pavaresisht kundershtimit te pales mbrojtese e cila ngriti pretendimin se mungon garancia per moszbatimin e denimit me vdekje qe e priste te akuzuarin ne Amerike nese shpallej fajtor. Ish-sekretar ne Ministrine e Jashtme Almir Rrapo apeloi menjehere vendimin dhe pritet qe se shpejti shkalla e dyte e gjyqesorit te dale me nje vendim. Ne baze te ligjit nese Apeli vendos lejimin e ekstradimit Almir Rrapo u dorezohet autoriteteve amerikane brenda dhjete ditesh. Por Strasburgu e urdheron qeverine te mos e dorezoje menjehere te kerkuarin nga drejtesia e SHBA-se derisa te kete nje vendim prej saj per aplikimin ose jo te rregullit 39 cka do te zgjaste jo pak por dy vjet qendrimin e Rrapos ne Shqiperi.
Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik te ketij viti kur u paraqit ne ambasaden e SHBA-se ne Tirane kur u paraqit per tu pajisur me vize. Ai dyshohet per dhjetera krime te renda si vrasje shantazhe e trafik droge dhe rrezikon burgimin e perjetshem.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›