E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron Roli i Topit me rendesi per nje shtet ligjor

TIRANE-Presidenti shqiptar Bamir Topi ka nisur sot nje vizite pune ne Britani ku zhvilluar takimin e pare zyrtar ne Britanine e Madhe. Zyra per shtyp e Presidentit njofton se Topi eshte takuar sot me kryeministrin britanik Dejvid Kameron.
Nga te njejtat burime Kameron vleresoi rolin e rendesishem e moderator te Presidentit Topi persa i perket konsolidimit te shteti ligjor te rritjes se paanshmerise dhe pavaresise se sistemit ligjor ne Shqiperi si dhe kontributin e tij personal e institucional ne mbrojtje te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit.
Gjithashtu Kryeministri i Mbreterise se Bashkuar vleresoi pjesemarrjen e Shqiperise ne misionet paqeruajtese ne Afganistan dhe kontributin tone atje ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar.

Nga ana e tij Kryetari i Shtetit Shqiptar vuri ne dukje disa prej arritjeve te politikes sone te jashtme duke nenvizuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe ne miratimin nga ana e Parlamentit Evropian te Raportit per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Kjo eshte nje ngjarje e madhe nje hap teper i rendesishem per te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe realizimin e nje aspirate madhore te qytetareve shqiptare te cileve u takon merita per kete ashtu si dhe politikes institucioneve shqiptare por edhe te gjithe partnereve tane nderkombetare qe na kane mbeshtetur ne kete rrugetim - u shpreh Presidenti Topi.

Gjate bashkebisedimit dy personalitetet e larta nenvizuan rendesine e ketij takimi ne kuader te zhvillimit te marredhenieve te shkelqyera tradicionale qe ekzistojne mes dy vendeve dhe popujve tane.

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi shoqerohet ne kete vizite nga Zonja e Pare Teuta Topi.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›