E Enjte, 5 Nëntor 2026

Strasburgu rrëzon Xhoxhajn, Gjonaj: Të vendosur për të mbështetur zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, reagoi pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për të rrëzuar ish-gjyqtaren shqiptare, Altin Xhoxhaj, të shkarkuar nga procesi i vettingu. Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese i ishte drejtuar Strasburgut, duke kërkuar rikthimin në detyrë. Por Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka vlerësuar të drejtë vendimin e drejtësisë shqiptare për shkarkimin e saj. “Vendimi i sotshëm i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të vettingut dhe reformës në drejtësi! Të vendosur për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri 🇦🇱🇪🇺!”, shkruan ministrja Gjonaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›