E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia 2013-2015

Gjatë miratimit në qeveri të kuadrit makroekonomik fiskal 2013-2015, kryeministri Sali Berisha nuk e ka fshehur se ka nisur të mendojë për fushatën elektorale në kërkim të një mandati të tretë.

Sipas kryeministrit, periudha 2013-2015 është përcaktuese për suksesin e këtij mandati të tretë, kur ai të marrë votëbesimin e shumicës së elektoratit.

“Natyrisht atë e përcaktojnë shqiptarët me votën e tyre, por po të kërkosh votën do të përgatitesh, do të përgatisësh ofertën tënde, projektin tënd dhe kjo me vepra konkrete dhe jo me fantazi bajate e boshe. Ky program parashikon rritje të mëtejshme ekonomike të Shqipërisë dhe këto dy vite janë vendimtare në mandatin që Është një program që bazohet në qindra shkolla të reja, qendra shëndetësore e spitale moderne, në finalizimin e një rrjeti rrugor për Shqipërinë, me një rritje të ndjeshme të rrogave dhe pensioneve

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë do të shndërrojë Shqipërinë në një vend të zhvilluar. Eshtë një program që bazohet në qindra e qindra shkolla të reja, qendra shëndetësore e spitale moderne, bazohet në finalizimin e një rrjeti rrugor për Shqipërinë, me një rritje të ndjeshme të rrogave dhe pensioneve të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Sipas kryeministrit, ky program mban Shqipërinë si vendin e barrës më të ulët fiskale në Europë, duke bërë sic tha ai, që shqiptarët të vazhdojnë të përfitojnë nga modeli i taksave të ulëta dhe të mos ndëshkohen nga programi i taksës progresive, të propozuar nga kreu i opozitës, Edi Rama, me qëllim, sipas kryeministrit për të frikësuar biznesmenët që nuk e sponsorizojnë më.

“Unë ju garantoj që zoti Rama këtë problemin e taksës progresive, nuk e ka për gjë tjetër veçse për atë grupin e biznesmenëve të tij, që tani nuk e sponsorizojnë më, që kur iku nga bashkia. Deri dje, sa ishte kryetar bashkie nuk e përmendi ndonjëherë taksen progresive. A pati ai ndonjëherë ndonjë program për bashkinë e Tiranës, a e dëgjuat ju ndonjëherë të thotë se do të rrisë taksat? Asnjëherë. Pra si përfundim politika e tij e taksave është furtunë në një gotë ujë, e cila më shumë kërkon të frikësojë një grup që s’mund ta kontrollojë më, sepse në fakt, ata e kanë kontrolluar gjithmonë atë, por përsëri ishte reciproke, ndërsa tani nuk kanë më ndonjë pasion për të”, theksoi Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›