E Diel, 1 Nëntor 2026

Strategjia: Komisionerët socialistë braktisin numërimin kur mësojnë avancimin e Bashës. Aldo Bumçi: Lulzim Basha është fitues

09-05-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, është gati 505 vota para në qendrën e numërimit pranë Shkollës së Kuqe, te njësia bashkiake nr.8 në kryeqytet.
Një fakt të tillë e ka pohuar kandidatja për këshillin bashkiak, Jorida Tabaku.
Ajo po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave në Tiranë dhe paraqet me të drejtë shqetësimin se po tregohet një indiferencë dhe neglizhencë nga ana e komisionerëve dhe numëruesve socialistë për ta çuar para procesin. “Me këtë ritëm, do të na duhen gati 10 ditë që të mësojmë rezultatin. Komisionerët socialistë braktisin procesin e numërimit kur mësojnë se Basha po avancon”- u shpreh ajo.


ALDO BUMÇI


Kreu i Partisë Demokratike për degën e Tiranës, Aldo Bumçi, u shpreh se në Tiranë vërehet një prirje kryesuese e kandidatit të Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha. “Në një numër të konsiderueshëm qendrash votimi në Tiranë, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha ka rritur të përmbysë rezultatin duke i fituar ato”- u shpreh Bumçi. Sipas tij, PD është optimist se kjo prirje do të vazhdojë. Nga ana tjetër, ai ri-përsëriti thirrjen e Partisë Demokratike ndaj të gjithë numëruesve që të vazhdojnë detyrën e tyre me përkushtim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›