Votuan 417 të burgosur, nga këta 100 janë të paraburgosur
09/05/2011 Drejtoria e Burgjeve sqaron incidentet e denoncuara: Vota, e drejtë njerëzore
TIRANË- Deri në orën 16.00, të ditës së djeshme kanë votuar 417 të burgosur, ku nga këta 100 janë të paraburgosur dhe janë shoqëruar nga policia. Në burgje nuk është vërejtur asnjë incident dhe janë parë edhe VIP-at e burgjeve, të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre për t’u shprehur me votë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaroi dje edhe një episod të ndodhur në IEVP “Jordan Misja”, ku përfaqësues të Partisë Socialiste nuk kanë lejuar për të votuar të paraburgosurin Renaldo Dervishi në shkollën “Xhezmi Delli”, me argumentimin se po shkelet ligji. Po kështu Drejtoria e Burgjeve sqaron edhe për një rast tjetër të ngjashëm në njësinë 9 me 2 të paraburgosur të IEVP “Mine Peza”.
Sqarimi
Në bazë të ligjit 8328, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 5 dhe neni 32, përcaktojnë qartë se ekzekutimi i dënimit me burgim bëhet duke respektuar dinjitetin e të dënuarit dhe përshkohet nga ndjenja njerëzore. Bazuar në ligj, ashtu si personit me liri të kufizuar nuk mund t’i mohohet e drejta e arsimimit, kujdesit shëndetësor, etj, në të njëjtën mënyrë, kurrsesi nuk mund t’i mohohet e drejta e fjalës nëpërmjet votës. Sipas përcaktimeve të nenit 59 të Kodit Zgjedhor, hapen qendra votimi në ato Institucione të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, në të cilat ndodhen mbi 15 të burgosur, të cilët janë banorë të njësisë vendore ku ndodhet institucioni. Bazuar në këtë janë hapur qendra votimi në IEVP Fushë-Krujë, Durrës, Berat, dhe Vlorë. Për rastet e tjera, institucionet penale, kanë marrë masa për shoqërimin e personave pranë qendrave të votimit të zonave përkatëse, ku rezultojnë të regjistruar të dënuarit apo paraburgosurit. Veç rasteve të përcaktuara në nenin 59 të Kodit Zgjedhor, ku janë përgatitur listat e zgjedhësve për të burgosurit që do të votojnë në qendrat e votimit që janë hapur pranë IEVP, në zbatim të dispozitave kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor, përkatësisht të neneve 3, 44, dhe 45, mbi bazën e kërkesave të dënuarve dhe të paraburgosurve, kundrejt dokumentacionit të nevojshëm ligjor, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për shoqërimin e tyre pranë qendrave të votimit, ku ata kanë qenë të regjistruar për të votuar. Në asnjë dispozitë të Kodit Zgjedhur nuk thuhet se i dënuari ose i paraburgosuri nuk duhet të shkojë që të ushtrojë të drejtën kushtetuese të votimit në qendrën e votimit ku ai është regjistruar. Shoqërimi i tyre nga ana e Policisë së Burgjeve është bërë konform dispozitave ligjore në fuqi. Të burgosurit janë shoqëruar për të votuar nga disa IEVP, si “Jordan Misja”, “Mine Peza”, “Ali Demi”, Vaqar, Tepelenë, Korçë, Rrogozhinë etj.