Strategjia, MSH: Vaksina falas për fëmijët deri në 14 vjeç
Prilli, muaji i sensibilizimit për imunizimin e fëmijëve
Fushatë vaksinimi për moshat 15-18 vjeç
Vaksinimi parandalon dhe të shpëton nga disa lloj sëmundjesh, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ofron vaksinim falas për fëmijët e moshave 0-14 vjeç. Vendi jonë ka një skemë vaksinimi të detyrueshëm kundër sëmundjeve kryesore të fëmijërisë, që parandalohen me vaksinat Difteria, Tetanozi, Pertusi, TBC, Polio, Fruthi, Rubeola, Parotiti, Hemofilus Influenze HB, Hepatiti B. "MSH ka rishikuar Strategjinë e Imunizimit 2009-2013, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të shëndetit të fëmijëve, por edhe të grupeve të tjera të popullatës, në mbrojtje të tyre nga sëmundjet e parandalueshme, nëpërmjet vaksinave, si edhe në mbështetje të iniciativave botërore të eliminimit dhe kontrollit të sëmundjeve të parandalueshme, duke reflektuar vizionin dhe principet e strategjisë globale 2006-2015", - thanë burime nga MSH. Sipas të njëjtave burime, strategjia e re parashikon futjen e disa vaksinave të reja dhe zgjerimin e programit të imunizimit për popullatën. Një ndër qëllimet e MSH-së është dhe kontrolli i Hepatitit B në moshat 18 vjeç, si edhe në grupet e riskut, duke ruajtur një mbulesë të lartë vaksinale dhe duke kryer fushata vaksinimi për moshat 15-18 vjeç, testimi i grave shtatzëna për hepatitet virale, ndërtimi i strategjisë kombëtare të kontrollit të hepatiteve.
Kalendari
Gjatë vitit 2008, në kalendarin rutinë të vaksinimit të fëmijëve, u fut vaksina Hib (hemofilus influence, që është një nga shkaktarët e sëmundjeve të rënda tek foshnjat), ndërsa në muajin mars të këtij viti u mundësua dhe futja e vaksinës pentavalente, e cila mbron fëmijët nga 5 sëmundje. "Strategjia e re parashikon futjen e vaksinës së Hepatitit A në vitin 2012, si pasojë e ndryshimit të profilit epidemiologjik të kësaj sëmundjeje drejt adoleshentëve dhe të rinjve", - pohojnë të njëjtat burime. Ruajtja e statusit si vend pa poliomelit, si dhe vendosja e survejancës së paralizave flakside akute përtej moshës fëminore dhe vendosja e survejancës mjedisore për qarkullimin e viruseve të polios dhe atyre vaksinale, por dhe forcimi i survejancës së enteroviruseve, janë synime të tjera të kësaj strategjie. Vendosja e programit të vaksinimit ndaj gripit për grupet e rrezikuara të popullatës dhe rritjen e mbulimit vaksinal të këtyre grupeve në 10% çdo vit, forcimi i përpjekjeve të parandalimit të tërbimit, sigurimi i vaksinave për udhëtarët (meningokoku dhe ethet e verdha), studimi serologjik i përzgjedhur për të vlerësuar gjendjen e mbrojtjes vaksinale në kohë të ndryshme në të gjithë vendin, por dhe përmirësimi i kapaciteteve monitoruese deri në nivelin më të ulët administrativ dhe përforcimi i survejancës laboratorike dhe të bazuar në rastin e sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat në të gjithë prefekturat e vendit, janë të tjera synime të strategjisë së re. "Ndërkohë, një kujdes i veçantë i kushtohet dhe përmirësimit të aksesit në grupe të ndryshme dhe zona të thella rurale, nëpërmjet programeve të veçanta", - pohojnë të njëjtat burime. Ndryshimet në skemën e detyrueshme të vaksinimit janë shoqëruar me përmirësimin e sistemit të dokumentacionit të vaksinimit, si kartela e re dhe regjistri i ripunuar i vaksinimit. Gjithashtu, janë përgatitur materiale promocionale për prindërit lidhur me vaksinën e re, manuali për vaksinimin, spote në televizion etj.
MSH ka marrë masa për kontrollet në rrethe, për të siguruar zbatimin e zinxhirit ftohës për ruajtjen e vaksinave, si dhe janë zhvilluar seminare trajnimi me infermierët vaksinatorë të këshillimorëve të fëmijës lidhur me vaksinat e reja, me mikrobiologë, laborantë për diagnozën e infeksioneve nga hemofilus influence dhe pneumokoku tek fëmijët e vegjël. Sipas të njëjtave burime, nga ana e MSH janë bërë trajnime me epidemiologët dhe vaksinatorët e rretheve në lidhje me identifikimin e fëmijëve të grupeve të caktuara, të cilët nuk janë përfshirë në skemën e vaksinimit të detyrueshëm (popullata rome, komunitetet e zonave të largëta rurale, fëmijë të paregjistruar