E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, flamurmbajtësi i anëtarësimit në NATO



Te gjithe festuam dhe po festojme, ane e kend Shqiperise anetaresimin ne NATO dhe kudo verehet entuziazem dhe me shume besim per te ardhmen e vendit tone. Ky anetaresim i dha Shqiperise nje pasaporte te re, pasaporten e besimit boteror ndaj saj.

Nder te tjeret edhe une, si deputet dhe si ish-ushtarak karriere qe mbaj graden e gjeneralit, ndjehem krenare per vendin tim dhe per forcat tona te armatosura. Nje faqe e re hapet para shqiptareve; perspektivat e zhvillimit te vendit dhe njekohesisht detyra te medha dhe sfida te reja na presin ne te ardhmen per integrimin ne Bashkimin Evropian.

Kane kaluar gati 17 vjet, kur Presidenti Sali Berisha flamurmbajtesi i ketij anetaresimi ne NATO, ne shtator te 1992 ne Bruksel takon sekretarin e Pergjithshem te Atlantikut te Veriut, Manfred Verner dhe i parashtron zyrtarisht angazhimin e Shqiperise per te marre pjese ne nje sistem kolektiv te mbrojtjes. Nga ajo kohe deri tani, rruga ka qene jo e shkurter dhe jo pa sfida e veshtiresi te cilen, na eshte dashur te kalojme me mund, por edhe me kurajo.

Reformat - fillimi dhe përfundimi në anëtarësimin në NATO

Ne trasheguam nje force te armatosur te madhe ne numer rreth 50 mije ushtarake aktive dhe afersisht 400 mije rezerviste, te armatosur rende, por me arsenal te stermadh, me mision megaloman te perballonte te gjithe boten “armike”, me nje sistem fortifikimi marramendes ne çdo pellembe te territorit te vendit. Me pak fjale, forca e atehershme e armatosur prodhonte siguri false, varferi per qytetaret e saj per shkak te shpenzimeve kolosale.

Qe ne fillimet e veta te demokracise, ne vend nga Partia Demokratike dhe ne programin e qeverise Aleksander Meksit, u ndermoren reforma te thella e rrenjesore, ndryshimi i legjislacionit ne te gjitha fushat, ekonomise, arsimit, bujqesise, rendit publik, te perkujdesjes sociale etj.

Ministria e Mbrojtjes ishte dikasteri i pare qe e nisi me kuraje te madhe, me gjithe veshtiresite e shumta, ekzistonte bindja se ajo ishte rruga e vetme qe duhej ndjekur ne kete lufte frontale, reformimi i te gjitha institucioneve te vendit.

Ky bilanc tashme eshte i qarte; rezultati final, te qenit aleat krah per krah me demokracite me te zhvilluara te botes, kjo eshte deshmia me e qarte se reformat kane qene te guximshme, te panderprera e te suksesshme.

Natyrisht tashme kemi nje ushtri me te vogel aktive rreth 13.500 vete, por te pajisur me mire, me operacionale, me me eksperience ne misionet nderkombetare, me kuadro me te arsimuara ne akademite me te mira te Perendimit, me nje zinxhire komandimi te percaktuar qarte e nen kontrollin civil domokratik, te stervitura si pas metodave moderne te luftes asimetrike.

Modernizimi, detyra e parë e FA-së

Ne kete kendveshtrim, pa i vene ne dyshim fitoret e arritjet, rruga per te bere ngelet ende e gjate, e gjate sepse pas anetaresimit ne NATO, vijne integrimi, nje proces qe kerkon me shume perkushtim, me shume modernizim e djerse te secilit ushtarak. Une nuk po flas ketu per parametrat e demokracise, per standardet ne te gjitha fushat, une po terheq vemendjen per te mos e konsideruar refomen ne Forcat e Armatosura, te perfunduar. Perkundrazi, tani fillon puna ne bashkepunim direkt me strukturat e Aleances se Atlantikut te Veriut, tashme programimi, angazhimi i perbashket dhe kerkesat ndaj vetes tone per te plotesuar detyrimet qe na dalin, jane edhe me te medha.

Duke besuar, se siç ka theksuar disa here Kryeministri Berisha, se ne jemi te gatshem te paguajme çdo çmim per te qene sa me kontribuues per aleancen. Kerkohet prej ushtarakeve te forcave tona te armatosura dhe lidershipit politiko-ushtarak te fillojne menjehere, qe neser me nje plane te ri modernizimi.

Krahas nevojes per armatim, pajisje e infrastrukture moderne, prioritet duhet te mbetet perzgjedhja, kualifikimi dhe rritja e lidershipit ushtarak ne menyre qe operacionaliteti dhe drejtimi i shtabeve te behet ne nivelin me te larte. Ne kete çeshtje, krahas arritjeve, duhet te nxjerrim mesime edhe nga gabimet e te shkuares se larget e te afert. Nga ushtaraket e larte nuk kerkohet vetem qartesi per t’iu nenshtruar kontrollit civil, por erdhe kompetence e disipline ligjore per te qene zot ne profesion, per te marre pergjegjesi me te medha dhe me iniciative t’u vene gjoksin pergjegjesive qe dalin.

Ndryshimi ligjeve per FA-ne eshte domosdoshmeri. Ne kemi nje ligj organik per karrieren dhe gradat ushtarake, por mendoj se ky ligj duhet te permiresohet ne menyre qe ne maje te piramides se komandimit ushtarak te ngjiten me te aftit, me te perkushtuarit, me profesionistet, te cilet duhet te provohen me testet e veshtiresive te drejtimit te trupave. Kjo politike e perzgjedhjes dhe promovimit te kuadrove duhet te perfshije edhe ata ushtarake qe do angazhohen me detyra perfaqesimi ne shtabet ushtarake nderkombetare. Tashme atyre iu duhet te operojne sipas standardeve me te larta jo vetem per te mesuar nga koleget e vendeve te NATO-s, por edhe per te zgjidhur detyra reale e per te mbajtur pergjegjesi me kompetence. Zgjerimi i veprimtarive ushtarake ne kuader te aleances padyshim qe do te kerkoje me shume shpenzime disipline financiare, me shume kontroll te auditit te jashtem e te brendshem dhe nje program te detajuar te modernizimit te infrastruktura ushtarake.

Qeveria ka planifikuar qe deri ne vitin 2020, shpenzimet per mbrojtjen te mos ulen me pak se 2% e prodhimit te pergjithshem te brendshem. Ky eshte nje premtim shpresedhenes, por do te varet shume nga shpenzimet e studiuara e me perspektiva te qarta e afatgjata. Angazhimi, qe duke filluar nga 2-3 vitet te ardhshme ne te kemi nje force te armatosur krejt profesioniste e me pagese eshte nje objektiv madhor qe megjithese i kushtueshem eshte sfide e perzgjedhjes dhe e trajnimit te specializuar e te kualifikuar te te gjithe ushtarakeve.

Vëzhgimi parlamentar, ndihmë reale për FA

Tashme ushtaret tane ne Afganistan, Çad, Bosnje apo ne rajonet e tjera te nxehta duhen te shfaqen me te njejten nivel qe shfaqen trupat elite te vendeve me tradita demokratike-ushtarake. Pavarsisht se ne pergjithesi qeverisja ne Forcat e Armatosura, ne pjesen me te madhe gjate periudhave ne kohen e demokracise ka qene e suksesshme; mendoj se jo vetem komisioni i sigurise dhe i mbrojtjes, por edhe komisionet e tjera parlamentare duhet te gjenden me prane strukturave ushtarake dhe Ministrise dhe Shtabit te Pergjithshem.

Ka nje mori problemesh qe nuk duhet konsideruar si çeshtje te brendshme te Forcave te Armatosura dhe si te tille te quhen thjesht pergjegjesi e dikasterit dhe e ushtarakve. Edhe komisionet e ligjeve, te çeshtjeve te jashtme, te ekonomise, te arsimit etj., duhet te jene me te informuara e me ne kontakte me çeshtjet e mbrojtjes.

Nuk duhet te lejojme qe çeshtje te tilla si demontimi i municioneve apo import-eksportit te armatimeve te mbeten konfidenciale per dy-tre sektore ne Ministrine e Mbrojtjes. Karakteri informacionit te klasifikuar ne çeshtjet e mbrojtjes duhet vleresuar ne ate mase qe te mos cenoje sigurine kombetare, por jo te mos jene nen kontrollin e vezhgimin parlamentar.

Se fundi; dua te terheq vemendjen edhe per nje problem te rendesishem te drejtimit strategjik te Forcave te Armatosura me ekzekutivin. E kam fjalen per raportet institucionale te FA-se me ekzekutivin. Ndoshta ka ardhur koha qe deklarimi kushtetues se Presidenti ne kohe paqeje i drejton Forcave te Armatosura nepermjet Kryeministrit dhe Ministrit te Mbrojtjes duhet te gjeje zgjidhjen qe duhet ashtu si eshte pervoja aktuale ne Republikat Parlamentare te vendeve te NATO-s. Ligji nr.8671 dt.26/10/2000 e autoriteteve te komandimit strategjik te FA-se i ka ardhur koha te ndryshohet.

Kontribuuesit nuk i harron puna e bere.

Duke besuar ne suksesin e reformave dhe ne vullnetin pozitiv e largpames te filluar ne vitin ’92, vleresoj kontributin e ish-ministrit te Mbrojtjes, Safet Zhulalit dhe te ish-ushtarakeve te kesaj periudhe e deri tek ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko. Gjithashtu pershendes kryetaren e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu, te cilet dhane nje kontribut te madh, lobuan fuqishem per Shqiperine ne te gjitha vendet perendimore, duke prezantuar standardet e Shqiperise dhe arritjet e forcave tona te armatosura.

Nga zemra dhe me krenari, uroj ministrin e Mbrojtjes, z. Gazmend Oketa, shefin e Shtabit te Pergjithshem, z. Maksim Male dhe te gjithe ushtaraket e Forcave te Armatosura ne suksesin e rruges se re: Gezuar dhe pune te mbare ne kalvarin e nje rruge te gjate e te veshtire, ne permbushje te nje misioni fisnik per çdo shqiptar, por jo vetem, me vlera kombetare.

*Deputet i PD-së

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›