Eagle Mobile nuk ofron shërbimet themelore për abonentët

Ja çfarë shërbimesh mungojnë në kompaninë telefonike Eagle
Kompania telefonike Eagle Mobile, pothuajse nuk ofron për abonentët e saj shërbimet më themelore, në krahasim me dy kompanitë e mëparshme të telefonisë, gjithashtu në kundërshtim me ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Më konkretisht, qytetarët nuk informohen për koston e bisedës telefonike, nuk informohen në lidhje me ofertat dhe shërbimet që ofron kjo kompani, gjithashtu as për afatin e skadimit të kreditit, për shkak të mos rimbushjes së kartës për një kohë të caktuar. Ndërkaq, numri 139, të cilin kompania e ka vënë në shërbim të abonentëve për problemet që mund të ndeshin ato gjatë shërbimit telefonik, ky shërbim funksionon vetëm kundrejt një pagese, e cila është e papërballueshme financiarisht. Ndonëse shërbimi për informimin e klientit duhet të jetë falas, qytetarët përballen me një realitet ndryshe. I vetmi shërbim që ka ofruar kjo kompani për abonentët, është menuja zanore, pra kontakti fala me numrin 141, i cili shërben për të informuar pajtimtarin për gjendjen e llogarisë së mbetur, për kohën e bisedës, për koston e bisedës dhe për kadencën e kartës, por edhe ky shërbim është i cunguar. Sekretaria telefonike e Kompanisë Eagle Mobile, me të cilën bëhet e mundur lidhje nëpërmjet numrit 141, informon vetëm për kohën e bisedës dhe për kreditin e mbetur, duke i zhdukur kështu 3 komponentë të tjerë shumë të rëndësishëm për klientin.Shërbimi i që ofron Kompania Eagle Mobile, punon jo për qytetarin, por për vetë kompaninë. Sepse shërbimi është i përballueshëm dhe ekonomik vetëm nëse përboret brenda rrjetit të numrave Eagle. Ndërkaq, çdo informacion që i nevojitet abonentit është zhdukur, si për tarifat, kostot e bisedave, skadimi i kreditit, informacion mbi shërbimet e reja dhe ofertat. Kështu, mungon edhe një menu zanore falas, që do të shërbente për të zgjidhur problemet e ndryshme, u shpreh për gazetën SOT, Mirela Gjoka. Zhdukja e këtyre shërbimeve, diskriminojnë abonentët dhe shkelin një sërë ligjesh për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili gëzon të drejtën e informimit falas për çdo detaj në lidhje me shërbimin nga ana e kompanisë. Megjithatë, Kompania Eagle Mobile është e përzgjedhur dhe legalizuar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nëpërmjet një komisioni të vlerësimit të ofertave dhe shërbimeve që u shpallën nga operatorët celularë. Përzgjedhja e kompanisë u vendos menjëherë dhe pa konkurrent të tjerë në garë. Mbase komisioni i vlerësimit ka harruar të mendojë për shërbimet që do të ofrojë kompania dhe për të drejtat e konsumatorëve. Abonentët me parapagesë të kësaj kompanie ankohen jo vetëm për shërbimin e kufizuar, i cili ofrohet kundrejt një kostoje financiare, por edhe për mos ekzistencën e disa shërbimeve të tjera që ofrohen vetëm nga dy kompanitë e tjera, shërbime këto jo për shkak të vullnetit të mirë dhe humanizmit të kompanisë, por respektim i të drejtave të abonentëve. Shërbimet që ofron Kompania e re Eagle Mobile, duket në pamje të parë e lirë dhe konkurruese, por shërbimet kryesore mungojnë. Për këtë arsye, unë e mbyll përfundimisht numri e ri Eagle, sepse nuk më jepte mundësinë për të matur koston e bisedave kundrejt numrave të llojit tjetër dhe çdo informacion jepej kundrejt pagesës. Thonë se tarifat janë shumë të lira, por ne nuk kemi sesi ta besojmë këtë, theksoi Sonila Sina. Ndërkaq, shumë qytetarë të tjerë nuk janë të informuar për të drejtat që gëzon abonenti dhe në planë të parë vendosin tarifën, duke e zhvendosur vëmendjen për kontrollin e kostos së bisedave.+
Lista e shërbimeve të zhdukura
Në krahasim me të dy kompanitë e tjera të telefonisë në vend dhe në kundërshtim me të drejtat që duhet të gëzojnë abonentët, Kompania e tretë telefonike në vend Eagle Mobile, ka cënuar dhe zhdukur plotësisht një sërë shërbimesh. Së pari menuja zanore 141 është e kufizuar duke hequr informimin për koston e bisedës, është mohuar e drejta e informimit për afatin kohorë në lidhje me skadimin e kreditit të abonentit, gjithashtu është hequr shërbimi për përzgjedhjen e gjuhës. Së dyti, ajo çka është më e rëndësishme, mungon një shërbim pa pagesë për kujdesin ndaj klientit, me anë të të cilit abonenti duhet të informohet për problemet që dalin gjatë shërbimit telefonik, si për tarifat telefonike lokale dhe kombëtare, brenda apo drejt kompanive të tjera, gjithashtu edhe për ofertat dhe shërbimet e tjera që mund të ofroje kompania.
**************************************************
Shërbimi informativ për abonentët, vetëm me pagesë
Qytetarët që kanë zgjedhur për komunikim shërbimin e ofruar nga Kompania Eagle Mobile, nuk gëzojnë të drejtën e shërbimit informativ falas në lidhje tarifat telefonike, koston e bisedës dhe problemeve të tjera që mund ti dalin abonentit gjatë procesit të komunikimit. Shërbimi informativ, ofrohet kundrejt një pagese dhe duke vënë në dispozicion numrin 139. Ndërkaq, as për koston e bisedës për minutë gjatë kontaktit me këtë sekretari telefonike, abonenti nuk ka sesi të informohet. Gjithashtu mundon ekzistenca e një menuje zanore, ku qytetari mund të informohet pa pagesë ashtu siç du kompanitë ë tjera e kanë vuv në shërbim të abonentëve. Kjo do të bënte të mundur rritjen e transparencës në shërbimin telefonik, si rezultat i mbikëqyrjes pa kosto financiare për vërtetësinë e shërbimit nga ana e abonentëve. Është komike e vërtetë të paguash, për tu informuar për atë që ke harxhuar. Të paguash për tu informuar në lidhje me tarifat që ka vendosur kompania. Që këtu fillon pikëpyetja e madhe, u shpreh një qytetarë, i cili ishte shumë i pakënaqur për informimin me pagesë. Ofrimi i informacionit për shërbimin telefonik, kundrejt një pagese, bie në kundërshtim me ligjin për Mbrojtjen dhe informimin e konsumatorëve, i cili përcakton se konsumatorëve duhet tu ofrohet informacion falas për atë çka konsumojnë, ose për atë çka u ofrohet për tu konsumuar. Megjithatë, qytetarët ende vazhdojnë të paguajnë për tu informuar për kostot e bisedave, për ofertat, për aktivizimin e tyre apo për probleme të tjera teknike, dhe pse ligjërisht ky shërbim duhet të ofrohet falas.