E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e re e mbrojtjes, SHBA tërheq 7000 trupa nga Evropa

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Leon Paneta.

''Pentagoni do të tërheqë dy nga katër brigadat luftarake të ushtrisë të dislokuara në Evropë, thënë ndryshe rreth 7 000 trupa'', tha Panetta.
     
''Këto brigada luftarake, secila me nga 3 500 ushtarë, lokaacioni i të cilave nuk mund të bëhet i ditur, do të zëvendësohen me rotacion nga njësi të tjera luftarake'', theksoi shefi i Pentagonit. Në bazë të strategjisë së re të mbrojtjes amerikane, fokusi I SHBA-ve zhvendoset në rajonin e Azisë dhe të Paqësor it. Me anë të kësaj strategjie, SHBA-të planifikojnë të kursejnë deri në 90 miliardë dollar në vitet në vijim./Start/

                                                                                             2012-01-13 09:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›