E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të paralajmërojnë për sulm terrorist në Bangkok

Ambasada amerikane në qytet u tha qytetarëve se duhet të jenë të kujdesshëm kur vizitojnë vende të frekuentuara masivisht nga turistët.

Ndërkohë, ministri tajlandez i Mbrojtjes, Yutthasak Sasiprapha, tha se SHBA-të kanë paralajmëruar autoritetet vendase se dy terroristë të dyshuar kanë hyrë në vend.

Por, ai tha për “AFP”-në se një paralajmërim i përgjithshëm publik nuk ishte i nevojshëm.

“Shërbimi ynë i inteligjencës po punon ngushtë me SHBA-të dhe po ndjekin lëvizjet e terroristëve nga afër”, tha ai duke shtuar se “besoj se do t’i arrestojmë sonte”./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-13 11:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›