E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia paralajmëron SHBA-të lidhur me sanksionet ndaj Iranit

Zv/ministri rus i Punëve të Jashtme, Gannady Gatilov, tha në një konferencë për shtyp të premten se sanksione të tjera ose një goditje ushtarake kundër Iranit “në mënyrë të padiskutueshme në komunitetin ndërkombëtar do të perceptohen si një përpjekje për të ndryshuar regjimin”.

Komentet e Gatilovvijnë në një kohë që Uashingtoni ka vendosur kufizime të reja për kompanitë nga Kina, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për marrëdhëniet e tyre me Iranin.

Edhe qeveritë evropiane kanë bërë të ditur se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për embargon e naftës ndaj Iranit, porse do u japin gjashtë muaj kohë kompanive për të prishur kontratat me Teheranin.

Rusia ka mbështetur katër raunde me sanksione kundër aleatit të saj në Këshillin e sigurimit, por kundërshton shtimin e sanksioneve ndaj Teheranit.

“Nju Jork Times” raporton se administrata amerikane ka përdorur kanale të paditura diplomatike për të paralajmëruar liderët iranianë se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të provokonte kundërpërgjigjen ushtarake të SHBA-ve./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-13 12:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›