Strategjia e re e opozites Rama takon aleatet

Pas disa muajsh mungese të plotë komunikimi, kryetari i opozitës Edi Rama zhvilloi takim me aleatët e tij. Në takimin e konceptuar si drekë pune morri pjesë vetëm Paskal Milo, Nard Ndoka e Petro Koçi, ndërsa kanë munguar Skënder Gjinushi, Vangjel Dule e Spartak Ngjela.
Të kontaktuar në telefon aleatët që nuk i janë bashkuar tryezës së opozitës nuk kanë dhënë sqarime për arsyen përse nuk i janë përgjigjur ftesës së Edi Ramës. Pas takimit asnjë prej të pranishmëve nuk ka folur për mediat, ndërsa kryeopozitari është kujdesur të mos ekspozohet në media duke hyrë nga një hyrje tjetër e barit ku u zhvillua takimi i opozitarëve.
Të kontaktuar në telefon, aleatët që iu përgjigjën ftesës së Ramës thanë se ishte takim informues. Takimi i Ramës me aleatët është i pari pas zgjedhjeve të 8 majit, ku pothuaj të gjithë mbështetësit e tij në koalicion kanë shprehur publikisht pakënaqësinë për një koalicion jo efektiv të së majtës.