Regjistrimi Dule Nese nuk na plotesohen kerkesat smarrim pjese

Kryetari i PBDNj-së, Vangjel Dule deklaroi edhe një herë qëndrimin e forcës që ai përfaqëson mbi regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare. Sipas tij pjesëmarrja e minoriteteve në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave do të jetë e pamundur nëse qeveria nuk do të plotësojë kriteret e kërkuara nga minoritetet.
Sipas kreut të PBDNJ-së kuadri aktual ligjor zhvlerëson të drejtën e vetëdeklarimit të minoritetit grek ndërsa nuk merr parasysh kërkesat e përsëritura të këtij minoriteti për regjistrimin e popullsisë. Sakaq, Dule tha se pyetësori nuk mund të jetë i zbatueshëm nëse ai nuk është në gjuhën amtare të minoriteteve.