E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbaron mandatin Byhler Situata ne veri ende e rende

Komandanti në largimin i KFOR-it, i cili ndërmjetësoi për stabilizimin e situatës pas djegies së pikës kufitare në Jarinje, gjenerali gjerman Erhard Byhler thotë se bandat dhe strukturat kriminale në veri po ndikojnë në frikësimin e njerëzve.

Para largimit nga Kosova, Byhler komentoi se popullata që jeton në very të Kosovës është e frikësuar, e shtypur dhe e keqpërdorur nga një shoqëri e fuqishme e kriminelëve të cilët janë një bandë e organizuar ndëretnike.
Por këto struktura kriminale sipas tij nuk mbështetën nga Serbia, por mund të kenë lidhje me strukturat paralele që veprojnë në veri  

“Qeveria serbe nuk është duke i përkrahur aktivitetet kriminale në veri”-tha Byhler.

Byhler i rekomandoi pasardhësit të vet në detyrën e komandantit të KFOR-it që bashkë me policinë e Kosovës dhe atë të EULX-it të angazhohen maksimalisht për ruajtjen e sigurisë në veri dhe arrestimin e kriminelëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-it.

“Duhet të sigurohemi që situata e sigurisë të mbetet e qetë dhe për kundër tendencave të dhunshme të jetë stabile dhe duhet të sigurohemi që procesi politik të vazhdojë dhe rezultatet politike të arrihen përmes dialogut. Ky është objektivi i parë. Së dyti duhet të vazhdojmë së bashku me Policinë e Kosovës dhe EULEX-it të luftojmë kundër strukturave kriminale që janë duke udhëhequr në veri”-tha ai.

Duke folur për hetimet që po zhvillohen për veriun, Byhler tha se janë dorëzuar një numër i madh i informatave te EULEX-i dhe priten rezultate në arrestimin e atyre që kanë shkaktuar probleme dhe akte kriminale në pjesën veriore.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›