Strategjia per Veriun e Kosoves leter pa vlere

Ka afro nje vit qe qeveria e Kosoves ne bashkepunim me Zyren Civile Nderkombetare hartuan nje strategji per integrimin e pjeses veriore te Kosoves me te cilen parashihej qe ne te te investohej te hapej zyra te qeverise dhe te shuheshin strukturat paralele serbe. Mirepo qe nga ajo kohe akoma nukeshte ndermarre ndonje veprim konkret ne terren qe do ta vinte ne jete kete strategji thote kordinatori i qeverise se Kosoves per integrimin e veriut Ylber Hysa. Zoti Hysa u ka thene mediave lokale se qe nga shpallja e mendimit te GJND-se mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves nuk ka patur levizje drejt zbatimit te nje strategjie per veriun e vendit ne pritje te zgjidhjes se problemeve ne kete pjese jo permes aktiviteteve ne terren por permes dialogut qe pritet te zhvillohet ndermjet Kosoves dhe Serbise.
Bildunterschrift Demostrate ne Mitrovice kunder zgjedhjeve serbe maj 2010
Perfaqesues te qeverise ne Beograd thone se strategjia e Prishtines per integrimin e veriut ka qene nje veprim i njeanshem. Sekretari i shtetit ne ministrine serbe per Kosoven Oliver Ivanoviq thote per progamin tonese sa here qe flitet per veriun e Kosoves gjithmone duhet menduar se duhet pyetur edhe Beogradi.Kjo nuk eshte absolutisht e mundur qe te zbatohet sepse zbatimi i njefare stategjie qe ka te beje me nje territor sic eshte veriu i Kosoves qe ka te beje me popullsine qe ka nje disponim te tille sic eshte ne veriun e Kosoves thjesht nuk eshte e mundur zbatimi i saj. Mendoj se kjo eshte perpelitja e fundit e motivuar politikisht e qeverise ne largim qe ta paraqese veten si te suksesshme por mendoj se kjo eshte e qarte per te gjithe posacerisht per komunitetin nderkombetar se ajo strategji eshte leter e vdekur thote Oliver Ivanoviq.
Perfaqesues te zyres civile nderkombetare nderkaq nuk pranojne te komentojne nese implementimi i strategjise per integrimin e veriut duhet te behet ne kordinim meautoritetet e Beogradit. Zedhenesi i kesaj zyreje Andy mc Gaffy thote per programin tone se autoritetetnderkombare po punojne ngusht me komunitetin lokal ne menyre qe ne veri te Mirovices te krijohet komuna e re serbe.Zyra Civile Nerkombtare vazhdon te punoje ne baza ditore ne partneritet me qeverine dhe komuniteteve lokale per te ofruar sherbime me te mira per te gjithe qytetaret. Kjo perfshin projekte per nje qasje te perbashket per Kosoven veriore e cila mbetet nje udherrefyes per punen tone per zbatimin e planit te Marti Ahtisarit thote Andy mc Gaffy.
Bildunterschrift Mitrovica
Ne Mitrovicen e veriut ne jemi duke punuar ngushte me qeverine per te decentralizimin e metejshem nepermjet punes se ekipit pergatitor komunal i cili eshte duke punuar per te perfunduar pergatitjet teknike te nevojshme per krijimin e komunes se re te Mitrovices se Veriut. Nje qender e sherbimeve civile qe ofrojne sherbime publike nga qeveria e Kosoves eshte hapur dhe aj po punon ne menyre efektive per tu mundesuar te gjithe qytetaret e Mitrovices ne veri per te marre dokumentacionin zyrtar te Kosoves thote Andy mc Gaffy.
Sidoqofte koordinatori i qeverise se Kosoves per veriun Ylber Hysa ka thene se problemi i veriut te Kosoves daton qe nga pasuftadhe pavaresisht perjekjeve te tij te fundit qe te bashkerendoj veprimet ai thote se kjo ceshtje ka kaluar ne nje nivel me te larte politik sic eshte Brukseli. Sipas tij kryeqendrat evropiane nuk kane gjetur menyra te tejkalimit te ketij problemi dhe kjo sipas tij shpjegohet me mandatin e kufizuar te misionit EULEX qe te veproje ne veri te Kosoves.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama